“Moment krenarie për vendin fitorja e Donjeta Sadikut” – presidentja Osmani reagon pas fitores së boksieres tonë në Paris 2024
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Donjeta Sadikut në meçin e parë të Lojërave Olimpikë “Parisi 2024”. Fitoren e Sadikut, presidentja Osmani e ka konsideruar si “moment krenarie për Kosovën”. “Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar Osmani në Facebook. Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti e ndoqën nga afër fitoren […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas fitores së Donjeta Sadikut në meçin e parë të Lojërave Olimpikë “Parisi 2024”.
Fitoren e Sadikut, presidentja Osmani e ka konsideruar si “moment krenarie për Kosovën”.
“Faleminderit Donjeta për këto emocione”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Osmani bashkë me kryeministrin Albin Kurti e ndoqën nga afër fitoren e boksieres nga Kosova.
Sadiku dominoi luftën, sidomos në raundin e dytë dhe të tretë dhe me meritë vazhdon garën drejt medaljes.
Meçi u përcollë nga drejtuesit e KOK-ut me në krye presidentin Ismet Krasniqi, kryeministrin Albin Kurti, zëvendësministren Daulina Osmani, dhe drejtues tjerë nga MKRS, KOK e Ambasada e Kosovës në Francë. /Front Online/