MTV Video Music Awards 2024, Dua Lipa nominohet në tri kategori

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në tri kategori në MTV (Music Video Awards) 2024. Ajo, edhe këtë vit u vlerësua për ‘këngën më të mirë pop’, “Houdini” që u realizua nga ‘Charm La’Donna’ si dhe për ‘kinematografinë më të mirë’ nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”. Krijuesja e hitit “New Rules” lajmin…

MTV Video Music Awards 2024, Dua Lipa nominohet në tri kategori

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është nominuar në tri kategori në MTV (Music Video Awards) 2024.

Ajo, edhe këtë vit u vlerësua për ‘këngën më të mirë pop’, “Houdini” që u realizua nga ‘Charm La’Donna’ si dhe për ‘kinematografinë më të mirë’ nga Nikita Kuzmenko për “Illusion”.

Krijuesja e hitit “New Rules” lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Theksojmë se në vitin 2021, Dua Lipa ishte shqiptarja e vetme që u nominua në katër kategori.