Mungojnë pajisjet antizjarr

Kur realizohen kontakte në terren, situata flet qartë se shumë institucione dhe banesa kolektive nuk kanë pajisje antizjarr, por edhe atje ku ka ata janë jashtë kontrolli Afër dy dekada The post Mungojnë pajisjet antizjarr appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mungojnë pajisjet antizjarr

Kur realizohen kontakte në terren, situata flet qartë se shumë institucione dhe banesa kolektive nuk kanë pajisje antizjarr, por edhe atje ku ka ata janë jashtë kontrolli

Afër dy dekada në qytetin e Dibrës nuk ka kontroll të pajisjeve kundër zjarrit, prandaj edhe situata në këtë sferë është jashtë kontrolli. Në disa institucione pajisjet nuk kontrollohen dhe nuk mirëmbahen, por ka edhe institucione ku pajisjet tërësisht mungojnë. Situata tek ndërtesat kolektive është edhe më e rëndë. Në bisedat me përfaqësues të njësisë antizjar në Dibër, por edhe me institucione të tjera kompetente, u informuam se nuk ka kush që të kontrollojë këtë situatë, meqë Dibra nuk ka inspektorin e vet kundër zjarrit. Një situate e këtillë flet qartë për rreziqet që janë prezent kur janë në pyetje mbrojtjet e objekteve nga zjarret .

Në sferën e pajisjeve për mbrojtjen nga zjarret, situata është problematike. Komisari i njësisë antizjar në Dibër, Xhetan Miftarovski për gazetën KOHA, thotë se kontrollet të pajisjeve antizjarr nuk janë në kompetencë të kësaj njësie. Ai potencon se kjo është kompetence e inspektorit kundër zjarreve që Dibra nuk ka. “Sa i takon aktivitetit të njësisë që kemi ne, ajo tërësisht realizon aktivitetet e saj, shuan zjarret, por kontrollet të pajisjeve kundër zjarrit në institucione dhe banesa kolektive, janë nën kompetencë të inspektorëve kundër zjarrit”, thotë komisari Miftarovski dhe shton se kontrollet të pajisjeve janë në kompetenca të institucioneve të tjera. Në lidhje me këtë kërkuam informatë edhe nga njësia e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim në Dibër, ku morëm përgjigje se duhet të paraqitemi me mejl në Drejtorinë qendrore. Dërguam mejlin dhe pyetjen se a ka Dibra inspektor, dhe nëse jo kush e mbulon këtë komunë, por ende nuk janë përgjigjur. Në njësinë në Dibër poashtu thanë se komuna nuk posedon inspektor kundër zjarrit. Para shumë viteve ka patur inspektor kundër zjarrit pranë OPB në Dibër, por tani nuk ka.

Kur realizohen kontakte në terren, situata flet qartë se shumë institucione dhe banesa kolektive nuk kanë pajisje antizjarr, por edhe atje ku ka ata janë jashtë kontrolli. “Askush nuk i kontrollon këta pajisje me qëllim që të dinë a funksionojnë apo jo. A u ka kaluar afati i përdorimit ose të merr informata që kanë të bëjnë me respektimin e ligjit në këtë sferë. Ka institucione që dërgojnë pajisjet në kontroll jashtë Dibre por ata janë të rrallë na thonë përfaqësues të institucioneve dhe banesave kolektive. Ata pranojnë se në këtë sferë duhet më shumë kontroll me që rreziqet nga zjarret janë të mëdha. Përfaqësues të njësisë antizjarr potencojnë se në rast zjarri në banesa nuk dihet a mund të përdoren hidrantët, zorrët e tjerë. Pajisjet nëpër institucione poashtu janë problematik. Këtu thonë se për të përdorë pajiset, duhet edhe dituri, por trajnime nuk ka. Më parë kishte referent për këtë sferë, sot edhe nëse ka ata janë vendosur ata punëtorë formalisht. Prandaj me të drejtë banorët të banesave kolektive kërkojnë kompetentët të kryen detyrimet e tyre dhe në raste zjarri të intervenohet siç duhet. Para disa viteve ka patur një zjarr i fuqishëm në podrumet të një ndërtese kolektive në lagjen Venec 1. Banori në atë banesë B. L, tha se situata ka qenë kaotike me që nuk ka funksionuar as hidrantët, por as pajisjet tjera. Poashtu thuhet se për shkaqe të ndryshme hidrantët nëpër qytet me të cilët menaxhon ndërmarrja publike “Standardi” nuk funksionojnë dhe gjatë intervenimeve njësia antizjarr ka problem edhe në qytet. Popullata vlerëson se Dibra duhet të kërkojë nga kompetentët që organet që paguhen për mbrojtje nga zjarret të funksionojnë dhe në atë drejtim edhe të kryejnë detyrat me që për atë paguhen. Interesi i qytetarëve dhe institucioneve është që ata të kenë mbrojtje nga zjarret dhe të kontrollojnë situatën rreth pajisjeve antizjarr. (koha.mk)

The post Mungojnë pajisjet antizjarr appeared first on Flaka, në çdo lajm... .