Ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup do të rikthehet në funksion, paralajmëron Zekolli-Shaqiri

Një nga objektet më të rëndësishme të infrastrukturës së qytetit, ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup, së shpejti do të rikthehet në funksion. Ky objekt, me një rëndësi të veçantë The post Ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup do të rikthehet në funksion, paralajmëron Zekolli-Shaqiri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup do të rikthehet në funksion, paralajmëron Zekolli-Shaqiri

Një nga objektet më të rëndësishme të infrastrukturës së qytetit, ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup, së shpejti do të rikthehet në funksion. Ky objekt, me një rëndësi të veçantë kulturore, është pjesë e pandashme e identitetit të kryeqytetit dhe vendit, paralajmëroi zëvendësminitrja Kaltrina Zekolli Shaqiri.

 Sipas saj, shërbimet postare janë thelbësore për qytetarët, ndërsa rinovimi i kësaj ndërtese mundëson jo vetëm ruajtjen e trashëgimisë sonë, por edhe zhvillimin e mëtejshëm të asistencës. 

“Padyshim se nuk do të lëmë të pambrojtura edhe trashëgimitë tjera kulturore në Maqedoninë e Veriut. Ne do të kërkojmë edhe mbështetje të fuqishme nga Bashkimi Evropian për projektet tona ambicioze, që do të kontribuojnë për realizimin e rinovimit dhe mbrojtjen e objekteve. Për ta respektuar rëndësinë kulturore, ne do të sigurohemi që bashkë me BE ky projekt të realizohet me standardet më të larta”, vijon Zekolli Shaqiri. Flaka Media

The post Ndërtesa qëndrore e Postës në Shkup do të rikthehet në funksion, paralajmëron Zekolli-Shaqiri appeared first on Flaka, në çdo lajm... .