Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Frankfurtit
Aktivistët për mbrojtjen e klimës filluan një protestë afër pistave të aeroportit The post Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Frankfurtit appeared first on Albinfo.
Fluturimet në aeroportin më të ngarkuar të Gjermanisë, atë të Frankfurtit, u ndërprenë përkohësisht, pasi aktivistët për mbrojtjen e klimës filluan një protestë afër pistave të aeroportit, përcjell albinfo.ch.
Zyrtarë të aeroportit më herët shkruan në rrjetin X: “Pasagjerëve u kërkohet që të mos shkojnë në aeroport tash për tash”, duke i këshilluar udhëtarët që ta kontrollojnë statusin e fluturimeve të tyre. Në një përditësim të mëvonshëm, aeroporti tha se “operacionet e fluturimeve janë duke rinisur gradualisht”, raporton gazeta “The Guardian”.
Një zëdhënës i policisë i tha agjencisë së lajmeve AFP: “Ne po bëjmë gjithçka për t’i larguar aktivistët e klimës nga rrethojat e aeroportit”.
Sipas grupit të aktivistëve për mbrojtjen e klimës, “Letzte Generation”, gjashtë anëtarë të tij e kishin prerë rrethojën me tela para se të futeshin përreth pistës.
Në një fotografi të publikuar nga ky grup, shihej një protestues i ulur në asfaltin e pistës me një parullë ku shkruhej “Karburanti vret”.
The post Ndërpriten fluturimet në aeroportin e Frankfurtit appeared first on Albinfo.