Ndërrohet ministri, ndërrohen edhe Ligjet!

Që nga viti 2008, Ligji ekzistues për arsimin e mesëm ka pësuar dhjetëra ndryshime. Përkatësisht në 2010, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2022. Ngjashëm ka ndodhur edhe The post Ndërrohet ministri, ndërrohen edhe Ligjet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ndërrohet ministri, ndërrohen edhe Ligjet!

Që nga viti 2008, Ligji ekzistues për arsimin e mesëm ka pësuar dhjetëra ndryshime. Përkatësisht në 2010, 2013, 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019 dhe 2022. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Ligjin për arsimin fillor

 Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes faqes qeveritare ENER fton publikun të japë sugjerimet për pesë ligjet e propozuara për arsimin deri në fund të këtij muaji. Bëhet fjalë për tre propozim ligje të reja – për arsimin e mesëm; për arsimin dhe aftësimin profesional dhe për arsimin e të rriturve, si edhe ndryshime dhe plotësime në Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve. Zgjidhjet e propozuara ligjore janë përgatitur nga grupet punuese të formuara me vendim të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, në të cilat anëtarë janë përfaqësues të MASh dhe disa institucioneve tjera kompetente, ekspertë dhe profesionistë të fushave mësimore dhe akademike.

“Duke pasur parasysh se zgjidhjet më të mira dhe efektive ligjore sillen ekskluzivisht përmes një aksesi gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve, Ministria e Arsimit dhe Kulturës inkurajon qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e rregullimit ligjor në fushën e arsimit dhe në këtë mënyrë marrin pjesë aktivisht në ndërtimin e një sistemi arsimor cilësor, thonë nga MASH. Sa i takon Ligjit të ri për arsimin e mesëm në Ener thuhet se duke pasur parasysh se kanë kaluar më shumë se 27 vjet nga miratimi i Ligjit për Arsimin e Mesëm, ka lindur nevoja për miratimin e Ligjit të ri.

“Për herë të parë prezantohet këshillimi për karrierë, këshilltari dhe koordinatori i karrierës për arsimin praktik, aftësitë digjitale, kualifikimet e fituara pas përfundimit të arsimit të mesëm. Ligji i ri sjell edhe një koncept të ri për provimet në fund të arsimit të mesëm”, thuhet për draftin e ligjit të ri. Ndërkohë që nga viti 2008 ligji ekzistues për arsimin e mesëm vazhdimisht ka pësuar dhjetëra ndryshime. Përkatësisht në 2010, 2013, 2014, 2015,2016, 2017,2018,2019 dhe 2022. Ngjashëm ka ndodhur edhe me Ligjin për arsimin fillor. Sipas Ener që disponon me të dhënat që nga viti 2008, ndryshimet dhe plotësimet që ka pësuar ligji në vitet 2008 dhe 2010 vijojnë me një ligj të ri në vitin 2013 dhe ndryshime e plotësime në vitet në vijim deri në 2017 me miratimin e një ligji të ri.

“Arsyet për miratimin e Ligjit të ri për arsimin fillor janë me qëllim të rregullimit cilësor të kushteve dhe procedurës për themelimin, ndryshimin e statusit dhe përfundimin e shkollave fillore, veprimtarinë e tyre, sistemin për sigurimin dhe vlerësimin e cilësisë së arsimit fillor. Rregullimi i veprimtarisë arsimore të arsimit fillor, drejtimi, zhvillimi dhe financimi i arsimit fillor, të drejtat dhe detyrimet e nxënësve, prindërve, mësimdhënësve dhe personelit tjetër në arsimin fillor, rregullimi i të drejtave të nxënësve me nevoja të veçanta arsimore dhe mbikëqyrja e puna e shkollave fillore”, thuhet në ligjin e 2017. I cili po ashtu pëson ndryshime deri në vitin 2019, me miratimin e ligjit të ri i cili po ashtu plotësohet në vitet 2021 dhe 2023. (koha.mk)

The post Ndërrohet ministri, ndërrohen edhe Ligjet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .