Një veturë ra në Vardar në qendër të Shkupit

Një veturë doli nga rruga dhe duke thyer rrethojën mbrojtëse të urës “Nënë Tereza” përfundoi në Lumin Vardar në qendër të Shkupit, transmeton Portalb.mk. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:23. “Me datë 24.08.2024 në ora 07:23 në SPB Shkup është raportuar se mjeti motorik i pasagjerëve “Kia” me targa të Shkupit i […]

Një veturë ra në Vardar në qendër të Shkupit
Lumi Vardar Shkup. Foto: Portalb.mk

Një veturë doli nga rruga dhe duke thyer rrethojën mbrojtëse të urës “Nënë Tereza” përfundoi në Lumin Vardar në qendër të Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 07:23.

“Me datë 24.08.2024 në ora 07:23 në SPB Shkup është raportuar se mjeti motorik i pasagjerëve “Kia” me targa të Shkupit i drejtuar nga V. K. (32), ka thyer rrethojën mbrojtëse të urës “Nënë Tereza” dhe ka rënë në lumin Vardar”, informoi Policia.

Nga atje shtuan se shoferi është transferuar në spitalin “8 Shtatori” për të marrë ndihmë.