Ndryshime në qeveri, japin dorëheqjen 4 ministra ukrainas

Japin dorëheqjen disa ministra ukrainas. Bëhet fjalë për ministrin e Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshyn, ministrin e Drejtësisë Denys Maliuska, ministrin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore Ruslan Strilets si dhe Kreun e Fondit të Pronës Shtetërore Vitaliy Koval. Zelenskiy ka shkarkuar gjithashtu Rostyslav Shurma, një nga zëvendës shefat e kabinetit të tij, portofol i [...]Read More...

Ndryshime në qeveri, japin dorëheqjen 4 ministra ukrainas

Japin dorëheqjen disa ministra ukrainas. Bëhet fjalë për ministrin e Industrive Strategjike, Oleksandr Kamyshyn, ministrin e Drejtësisë Denys Maliuska, ministrin e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore Ruslan Strilets si dhe Kreun e Fondit të Pronës Shtetërore Vitaliy Koval.

Zelenskiy ka shkarkuar gjithashtu Rostyslav Shurma, një nga zëvendës shefat e kabinetit të tij, portofol i të cilit është ekonomia, sipas një dekreti të publikuar në faqen e internetit presidenciale.

David Arakhamia, një ligjvënës i lartë për partinë e Zelenskiy, tha se do të kishte një “rivendosje të madhe të qeverisë” që do të sillte ndryshimin e më shumë se gjysmës së ministrave.

Këto lëvizje vijnë në një moment kritik, ku Rusia ka intensifikuar sulmet në Ukrainë./abcnews.al