SHBA: Irani mund të sulmojë Izraelin gjatë kësaj jave

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se Irani mund të sulmojë Izraelin këtë javë pasi frika rritet se një sulm i madh është i pashmangshëm. Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se sulmi “mund të ndodhë këtë javë”, duke rënë dakord me raportet se Izraeli pret një sulm [...]Read More...

SHBA: Irani mund të sulmojë Izraelin gjatë kësaj jave

Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se Irani mund të sulmojë Izraelin këtë javë pasi frika rritet se një sulm i madh është i pashmangshëm.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se sulmi “mund të ndodhë këtë javë”, duke rënë dakord me raportet se Izraeli pret një sulm brenda disa ditësh.

Por Kirby tha se është e paqartë se kur saktësisht mund të ndodhë sulmi, shkruan The Times of Israel.

“Ne duhet të jemi të përgatitur për atë që mund të jenë një seri e sulmeve domethënëse. Ne ndajmë të njëjtat shqetësime dhe pritje sikurse homologët tanë izraelitë sa i përket kohës së mundshme të ndonjë sulmi iranian, që mund të ndodhë këtë javë”, deklaroi Kirby për gazetarët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare amerikane, John Kirby.

Irani dhe grupi libanez, Hezbollah, që është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja – janë zotuar se do të hakmerren ndaj Izraelit.

Ata kanë thënë se do të hakmerren për vrasjen muajin e kaluar të shefit politik të Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja – Ismail Haniyeh në Iran, dhe të komandantit të Hezbollahut, Fuad Shkur në Bejrut./abcnews.al