Në pritje të daljes publike të Harris, Biden-amerikanëve: Duhet të jemi të bashkuar

Teksa pritet dalja e parë publike Kamala Harris pas tërheqjes nga gara presidenciale e Joe Biden, presidenti Joe Biden, u ka kujtuar amerikanëve që duhet të jenë të bashkuar. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biden u shpreh se SHBA, nuk ka asgjë që nuk mnd ta bëjnë, nëse amerikanët janë të bashkuar. “Ne jemi [...]Read More...

Në pritje të daljes publike të Harris, Biden-amerikanëve: Duhet të jemi të bashkuar

Teksa pritet dalja e parë publike Kamala Harris pas tërheqjes nga gara presidenciale e Joe Biden, presidenti Joe Biden, u ka kujtuar amerikanëve që duhet të jenë të bashkuar.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Biden u shpreh se SHBA, nuk ka asgjë që nuk mnd ta bëjnë, nëse amerikanët janë të bashkuar.

“Ne jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë nëse e bëjmë së bashku. Thjesht duhet të kujtojmë se kush jemi. Unë ia kam kushtuar presidencën time dëshmimit të kësaj dhe do të vazhdoj ta bëj sot, nesër dhe çdo ditë që kam nderin të jem presidenti juaj”, shkruan Biden në X.