Nesër lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, pjesëmarrësve do tu drejtohen Kurti e Hovenier

Nesër në ora 09:30 lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” e organizuar nga Ministria e Financave dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e USAID’it për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa. Kryeministri Albin Kurti njoftoi dje se përveç mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për […]

Nesër lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës”, pjesëmarrësve do tu drejtohen Kurti e Hovenier
neser-lansohet-“dritarja-per-investime-te-diaspores”,-pjesemarresve-do-tu-drejtohen-kurti-e-hovenier

neser-lansohet-“dritarja-per-investime-te-diaspores”,-pjesemarresve-do-tu-drejtohen-kurti-e-hovenier

Nesër në ora 09:30 lansohet “Dritarja për Investime të Diasporës” e organizuar nga Ministria e Financave dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e USAID’it për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa.

Kryeministri Albin Kurti njoftoi dje se përveç mbulimit të shpenzimeve të policës së sigurimit për automjete me vlefshmëri për një muaj, do të hapin edhe një dritare garantuese kreditore për mërgimtarët.

Njoftimi i Ministrisë të Financave:

Ju ftojmë që të merrni pjesë në ngjarjen lansuese të “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Kosovar për Garanci Kreditore në partneritet me projektin e Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të Shteteve të Bashkuara (USAID) për Promovim të Investimeve dhe Qasje në Financa. Kjo ngjarje do të mbahet të martën më datë 16 korrik, nga ora 9:30, në Sëiss Diamond Hotel, Salla Dyar.”

Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do tu adresohet kryeministri Kurti, ambasadori Hovenier, ministri Murati dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Besnik Berisha.

“Në pjesën e parë të ngjarjes, pjesëmarrësve do tu adresohet Kryeministri i Republikës së Kosovës, Z. Albin Kurti, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Z. Jeffrey M. Hovenier, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Z. Hekuran Murati, dhe Drejtori Menaxhues i FKGK-së, Z. Besnik Berisha.