Nga Vjena në Bazel, Dorina Karafili, specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi

Dorina Karafili drejton kompaninë e saj “Dotax Treuhand”, është anëtare e organizatave të suksesshme shqiptare, si "Global Women" dhe "Albanian Diaspora Business Network in Switzerland" The post Nga Vjena në Bazel, Dorina Karafili, specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi appeared first on Albinfo.

Nga Vjena në Bazel, Dorina Karafili, specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi

Dorina Karafili pa dyshim se është një nga storiet e suksesit në Zvicër, në kantonin e Bazelit, transmeton albinfo.ch.

Dorina Karafili, profesioniste shqiptare në Zvicër, është specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi në Bazel. Përfundoi studimet për Administrim Biznesi në Universitetin e Tiranë, si dhe në Universitetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit të Vjenës, Austri. Ajo jeton prej 9 vjetësh në zvicër, ku ka punuar në një nga kompanitë e njohura në kantonin e Bazelit. Dorina, që nga viti 2021 drejton kompaninë e saj “Dotax Treuhand”, e cila ofron shërbime për kompanitë e vogla dhe të mesme në pjesën gjermanishfolëse të Zvicrës, në fushën e financave dhe taksave. Ajo është gjithashtu anëtare e organizatave të suksesshme shqiptare, si “Global Women” dhe “Albanian Diaspora Business Network in Switzerland”.

Ajo ka lindur në Pogradec, ndërsa prej 9 vjetësh jeton në Bazel të Zvicrës.

Në vitin 2009 ajo u vendos në Austri për të vazhduar studimet në Universitetin e Ekonomisë dhe Administrimit të Biznesit të Vjenës, si një nga universitetet më të mira në Evropë.

Pas studimeve, Dorina vendosi të transferohet në Bazel të Zvicrës, ku jeton prej 9 vjetësh, për arsye profesionale. /Albinfo.ch

 

The post Nga Vjena në Bazel, Dorina Karafili, specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi appeared first on Albinfo.