Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Linth

Një 31-vjeçar nga kantoni Glarus dyshohet se është mbytut në Linth pranë Schänis SG të dielën. Pasdite nuk kishte asnjë gjurmë të rumunit. Një kontingjent i madh i punëtorëve të ndryshëm të shpëtimit kanë kërkuar për të zhdukurin, njoftoi policia kantonale. Sipas policisë, denoncimi për personin që ishte mbytur në lumë dhe nuk kishte dalë […] The post Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Linth appeared first on Albinfo.

Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Linth

Një 31-vjeçar nga kantoni Glarus dyshohet se është mbytut në Linth pranë Schänis SG të dielën. Pasdite nuk kishte asnjë gjurmë të rumunit. Një kontingjent i madh i punëtorëve të ndryshëm të shpëtimit kanë kërkuar për të zhdukurin, njoftoi policia kantonale.

Sipas policisë, denoncimi për personin që ishte mbytur në lumë dhe nuk kishte dalë sërish në sipërfaqe ka mbërritur në qendrën e thirrjeve të urgjencës pak pas orës 14:30. Një kontingjent i madh i zjarrfikësve, shërbimeve të shpëtimit, ekipeve të shpëtimit të lumenjve, zhytësve të policisë dhe patrullave të ndryshme policore nisën kërkimin për personin e zhdukur, raporton Blick.

Forca të ndryshme policore dhe Shoqata Zvicerane e Shpëtimit të Jetësve (SLRG) aktualisht po paralajmërojnë kundër notit në lumenj. Për shkak të niveleve të larta të ujit, mund të ndodhin vorbulla dhe rryma të paparashikueshme dhe të rrezikshme, transmeton albinfo.ch.

Të kujdesshëm në brigje duhet të jenë edhe notarët dhe jonotarët pa përvojë. Një rënie në ujë mund të ketë pasoja fatale. Të mërkurën e kaluar, një 19-vjeçar afgan u mbyt teksa po notonte në Limmat në Cyrih.

The post Një 31-vjeçar dyshohet se është mbytur në lumin Linth appeared first on Albinfo.