Rita Ora, fjalët më të mira për Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e me famë botërore, Rita Ora, në emisionin e yllit Elvis Duran, ka lavdëruar shqiptaret e famshme në Nju York, përcjell albinfo.ch. Duke folur në emisionin në “iHeart Radio”, e pyetur për shqiptarët, Rita ka thënë se “kjo është një ndër arsyet përse e do New Yorkun”. Tutje ajo është […] The post Rita Ora, fjalët më të mira për Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max appeared first on Albinfo.

Rita Ora, fjalët më të mira për Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e me famë botërore, Rita Ora, në emisionin e yllit Elvis Duran, ka lavdëruar shqiptaret e famshme në Nju York, përcjell albinfo.ch.

Duke folur në emisionin në “iHeart Radio”, e pyetur për shqiptarët, Rita ka thënë se “kjo është një ndër arsyet përse e do New Yorkun”.

Tutje ajo është pyetur për artistet shqiptare dhe ka vënë theksin te tri yjet: Bebe Rexha, Dua Lipa e Ava Max.

“Këto janë këngëtare dhe artiste shumë të mira, performojnë dhe këndojnë shumë bukur”.

Përveç shqiptareve, ajo ka lavdëruar edhe muzikën që bën kolegia e saj, ylli Taylor Swift.

“Pasi isha e pranishme në një nga koncertet e saj në Australi, ku shkova bashkë me Katy Perryn, e pashë që ajo përmes muzikës së saj i bën njerëzit të ndihen rehat”, ka thënë Ora.

 

 

The post Rita Ora, fjalët më të mira për Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Max appeared first on Albinfo.