Një helikopter i ushtrisë do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Negotinsko

Qendra e Menaxhimit të Krizave ka bërë të ditur se zjarri në poligonin e ushtrisë “Pepelishtë” është ende aktiv në pjesën e fshatit Vojshanci, drejt kreshtës së malit Serta. Nga The post Një helikopter i ushtrisë do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Negotinsko appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Një helikopter i ushtrisë do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Negotinsko

Qendra e Menaxhimit të Krizave ka bërë të ditur se zjarri në poligonin e ushtrisë “Pepelishtë” është ende aktiv në pjesën e fshatit Vojshanci, drejt kreshtës së malit Serta. Nga QMK njoftojnë se Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Negotina dhe ndërrmarjet komunale, por edhe me mbështetjen e popullatës, po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Gjatë koordinimit të paraditës së zjarrëfikësve nga Negotina, Qendra për Menaxhimin e Krizave dhe Ministria e Punëve të Brendshme, është vendosur që të veprojë një helikopter i ushtrisë “Mi-17” bashkë me një helikopter të policisë që do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Negotin me qëllim që zjarri të mos përhapet në malin Koneçka, ku ka bimë të ulëta dhe pyje halore.

QENDRA PËR MENAXHIMIN E KRIZAVE

“Aktualisht, përveç forcave që po shuajnë zjarrin në rajonin e Negotisë nga toka, po vepron edhe një helikopter i policisë dhe një helicopter I ushtrisë”.

Nga QKM-ja thonë se kanë dërguar kërkesë për mbështetje për zbulim të plotë të terrenit nga ajri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe kërkesë për zbulim ajror me dronë në Policinë Kufitare dhe “Frontex”.

Edhe pse nga Qendra për Menaxhimin e Krizave thonë se aktualisht nuk ka asnjë rrezik të drejtëpërdrejtë për popullatën, Komuna e Negotinës I ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që qëndrojnë në fshatrat e afërta si Brusnik, Kalanjevë dhe Lipa të largohen nga ato vendbanime.

Merxhane Iseni /SHENJA/

The post Një helikopter i ushtrisë do të përfshihet në shuarjen e zjarrit në Negotinsko appeared first on Flaka, në çdo lajm... .