Janevska: Kopshtet do të kalojnë nën ingerencat e ministrisë së arsimit

Pritjet e gjata për regjistrim në çerdhe tashmë fenomen, ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, zgjidhjen e këtij problemi e sheh tek çerdhet private. Janevska theksoi se Qeveria The post Janevska: Kopshtet do të kalojnë nën ingerencat e ministrisë së arsimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Janevska: Kopshtet do të kalojnë nën ingerencat e ministrisë së arsimit

Pritjet e gjata për regjistrim në çerdhe tashmë fenomen, ndërsa Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, zgjidhjen e këtij problemi e sheh tek çerdhet private. Janevska theksoi se Qeveria e re do të bëjë të pamundurën për të reduktuar pritjet për regjistrim në kopshte. Sipas saj, në kopshte ose numri i fëmijëve që kujdesen është shumë i lartë ose nuk ka fare kopshte. Janevska thekson se tashmë pushtetet vendore kanë filluar ta zgjidhin këtë problem, ndërkaq dhe shpalos planin e qeverisë së re. Megjithatë ajo shton se nuk do të jenë në dispozicion të të gjithë qytetarëve, por se në këtë mënyrë sadopak pret që të ulet presioni në çerdhet shtetërore.

Vesna Janevska, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës

“Plani i qeverisë së re është që arsimi parashkollor, në kohën e duhur, të hyjë në sistemin arsimor nën autoritetin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, e cila do të punojë për të siguruar kushte që më shumë fëmijë të ndjekin kopshtin, si dhe të rregullojnë programet edukative – veprimtaritë edukative në kopshte. Kopshtet private janë një nga zgjidhjet e problemit të pritjes për regjistrim”.

Lidhur me mësimin e paralajmëruar në një ndërrim në nivel të gjithë vendit, ministrja Janevska sqaroi se është përcaktim programor i VMRO-DPMNE-së, se ka të bëjë me arsimin fillor dhe të mesëm dhe se pason një periudhë e kushteve të ndërtimit që të mund të realizohet.

Vesna Janevska, Ministrja e Arsimit dhe Shkencës

“Disa shkolla mund ta bëjnë edhe tani, por ka edhe shkolla që punojnë me dy ose tre ndërrime. Aktualisht ministria është duke bërë një analizë, pas së cilës aty ku ka kushte do të kërkojmë që ato shkolla të punojnë vetëm me një ndërrim”.

Janevska thotë se mësimi në një ndërim është më produktiv, jo vetëm për faktin se është më e natyrshme që nxënësit të vijnë në mësim të pushuar në mëngjes, por edhe sepse mundëson qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkollë dhe realizimin e shumë aktiviteteve shtesë dhe jashtëshkollore. Ajo theksoi se kjo praktikë është dëshmuar të jetë shumë e dobishme në mbarë botën.

Anida Murati /SHENJA/

The post Janevska: Kopshtet do të kalojnë nën ingerencat e ministrisë së arsimit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .