Një në pesë të rinj është i papunë, sipas ILO-së

Një në pesë të rinj në mbarë botën është i papunë dhe nuk është në trajnim apo ndjekje të arsimit të mëtejshëm. Numri i të rinjve pa punë ka rënë me tre pikë përqindje krahasuar me fillimin e sondazhit në vitin 2005. Rreth dy të tretat e të prekurve janë gra të reja. Këtë e […] The post Një në pesë të rinj është i papunë, sipas ILO-së appeared first on Albinfo.

Një në pesë të rinj është i papunë, sipas ILO-së

Një në pesë të rinj në mbarë botën është i papunë dhe nuk është në trajnim apo ndjekje të arsimit të mëtejshëm.

Numri i të rinjve pa punë ka rënë me tre pikë përqindje krahasuar me fillimin e sondazhit në vitin 2005.

Rreth dy të tretat e të prekurve janë gra të reja.

Këtë e tregon një raport i Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).

Edhe pse shkalla e papunësisë është në rënie në përgjithësi, ka dallime të rëndësishme rajonale. Ndërsa të rinjtë në SHBA dhe pjesë të Evropës nuk kishin pothuajse asnjë problem për të gjetur punë, e kundërta ishte rasti në vendet arabe dhe në Azinë Lindore dhe Juglindore, sipas ILO. ILO ekzaminoi papunësinë midis 15-24-vjeçarëve.

Papunësia në këtë grupmoshë është në rënie. Vitin e kaluar, 13 për qind e popullsisë ishte e papunë, shifra më e ulët që nga fillimi i sondazheve. Kjo preku 64.9 milionë të rinj. Megjithatë, statistikat përfshijnë vetëm njerëzit që kërkojnë punë në mënyrë aktive.

Puna e denjë për të rinjtë është thelbësore për shoqëritë paqësore, citohet të ketë thënë në raport Drejtori i Përgjithshëm i ILO-s, Gilbert Houngbo./SRF

The post Një në pesë të rinj është i papunë, sipas ILO-së appeared first on Albinfo.