Njohësi i sigurisë: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri në Mitrovicë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi thotë se veprimet e Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri për pjesën e Mitrovicës lidhur me hapjen e Urës së Ibrit. Ai tha se Kosova s’duhet ti jap Serbisë arsye që të ushtrojë aktivitete, të cilat destabilizojnë vendin. “Institucionet duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre të […]

Njohësi i sigurisë: Veprimet e pakoordinuara të Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri në Mitrovicë
njohesi-i-sigurise:-veprimet-e-pakoordinuara-te-qeverise-mund-te-shkaktojne-jo-siguri-ne-mitrovice

njohesi-i-sigurise:-veprimet-e-pakoordinuara-te-qeverise-mund-te-shkaktojne-jo-siguri-ne-mitrovice


Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi thotë se veprimet e Qeverisë mund të shkaktojnë jo siguri për pjesën e Mitrovicës lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Ai tha se Kosova s’duhet ti jap Serbisë arsye që të ushtrojë aktivitete, të cilat destabilizojnë vendin.

“Institucionet duhet të kenë kujdes në veprimet e tyre të cilat mund të shkaktojnë pa siguri. Situata  e sigurisë është mjaft e brishtë dhe ekziston rreziku që Serbia të organizoj aktivitete të dhunshme, atëherë ne duhet të kemi kujdes të shtuar që mos të krijojmë arsyetimin e Serbisë për të përdorur Komunat me shumicë serbe për të ushtruar aktivitete, të cilat do ta destabilizonin jo vetëm Kosovën, por edhe rajonin”.

Elezi tha se veprimet politike nuk duhet të merren në aspektin e sigurisë.

“Duhet të veprojmë krahas zhvillimeve e jo politikisht se nuk është politikë ajo që duhet të determinoj zhvillimin e sigurisë. Kurti duhet të koordinohet me faktorin ndërkombëtar dhe me institucionet tona të sigurisë për të parandaluar ndonjë tension të mundshëm”, përfundoi ai për Front Online.