Tezakja e presidentes Osmani emërohet si Notere nga Ministria e Drejtësisë

Ministria e Drejtësisë ka publikuar të hënën vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj. Në mësim e emrave që janë emëruar si noterë të rinj është edhe një familjare e afërt e presidentes, Vjosa Osmani. Luljeta Plakolli Kasumi është emëruar notere. Insajderi mëson se Plakolli Kasumi është vajza e tezës së presidentës Osmani. Vendimin […]

Tezakja e presidentes Osmani emërohet si Notere nga Ministria e Drejtësisë
tezakja-e-presidentes-osmani-emerohet-si-notere-nga-ministria-e-drejtesise

tezakja-e-presidentes-osmani-emerohet-si-notere-nga-ministria-e-drejtesise

Ministria e Drejtësisë ka publikuar të hënën vendimet për emërimin e 100 noterëve të rinj.

Në mësim e emrave që janë emëruar si noterë të rinj është edhe një familjare e afërt e presidentes, Vjosa Osmani.

Luljeta Plakolli Kasumi është emëruar notere. Insajderi mëson se Plakolli Kasumi është vajza e tezës së presidentës Osmani.

Vendimin për emërimin e saj e ka publikuar Ministria e Drejtësisë, vendim ky i nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Sipas vendimit të publikuar nga Ministria e Drejtësisë, Luljeta Plakolli Kasumi është caktuar në juridiksionin territorial të Komunës së Mitrovicës.

Kujtojmë se Luljeta Plakolli – Kasumi në vitin 2022 ishte zgjedhur Ushtruese e Detyrës së pozitës së Rektores së Universitetit të Prishtinës.