Noizy lirohet nga paraburgimi- Ky është vendimi që mori Gjykata e Durrësit

Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy është liruar nga paraburgimi në Durrës. Gjykata e Durrësit mori vendim për lirimin e tij nga paraburgimi. Kjo është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Noizyt, Besnik Berisha. Noizy ishte arrestuar nën dyshimin për një sherr që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, e ku njëri prej…

Noizy lirohet nga paraburgimi- Ky është vendimi që mori Gjykata e Durrësit

Rigels Rajku i njohur në publik si Noizy është liruar nga paraburgimi në Durrës.

Gjykata e Durrësit mori vendim për lirimin e tij nga paraburgimi.

Kjo është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Noizyt, Besnik Berisha.

Noizy ishte arrestuar nën dyshimin për një sherr që kishte ndodhur në një diskotekë në Pejë, e ku njëri prej tiktokerëve akuzonte atë se e rrahu brutalisht.

Gjykata në Durrës mori vendim për caktimin e masës së garancisë pasurore e njohur ndrysh si dorëzani.

Në vendim thuhet se masa e caktuar e garancisë pasurore është 5 milionë lekë.

1-“Pranimi i kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës”

2-“Caktimi me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit Rigels Rajku, të masës së sigurisë ‘Garancia Pasurore’ parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale”

3-“Garanacia pasurore parashikuar nga neni 237 i kordit të Procedurës Penale caktohet në shumën 5.000.000 ( pesë milionë) Lekë”./Lajmi.net/