Taylor Swift mes dy zjarreve, pasi mbështeti Harris për presidente, ‘kërcënohet’ nga Trump: Do ta paguash!

Taylor Swift ndodhet në qendër të sulmeve nga ish- presidenti Donald Trump, pasi doli publikisht në mbrojtje të Kamala Harris në garën për zgjdhjet e 5 nëntorit. Donald Trump doli në intervistë te ‘Fox & Friends’ për të folur rreth debatit të së martës mbrëma (10 shtator) me Zëvendës Presidenten Kamala Harris. Pyetja më e... The post Taylor Swift mes dy zjarreve, pasi mbështeti Harris për presidente, ‘kërcënohet’ nga Trump: Do ta paguash! appeared first on AfterParty.

Taylor Swift mes dy zjarreve, pasi mbështeti Harris për presidente, ‘kërcënohet’ nga Trump: Do ta paguash!

Taylor Swift ndodhet në qendër të sulmeve nga ish- presidenti Donald Trump, pasi doli publikisht në mbrojtje të Kamala Harris në garën për zgjdhjet e 5 nëntorit.

Donald Trump doli në intervistë te ‘Fox & Friends’ për të folur rreth debatit të së martës mbrëma (10 shtator) me Zëvendës Presidenten Kamala Harris.

Pyetja më e zjarrtë ishte në lidhje me mbështetjen e Taylor Swift ndaj Kamala Harris.

Trump– Unë nuk jam një fans i Taylor Swift, ishte thjesht çështje kohe. Ajo nuk mund të mbështesë Biden. Ju shikoni Bidenin, nuk mund ta mbështesni atë. Por ajo është [Swift] një person shumë liberal, ajo duket se mbështet gjithmonë një demokrat dhe ndoshta do të paguajë një çmim për të.

Taylor Swift, njoftoi mbështetjen e saj për Kamala Harris menjëherë pas përfundimit të debatit të kandidatit demokrat me Donald Trump përpara zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walsh në zgjedhjet e 2024”, shkroi ylli i muzikës në postimin e saj në “Instagram” për 283 milionë ndjekësit e saj.

The post Taylor Swift mes dy zjarreve, pasi mbështeti Harris për presidente, ‘kërcënohet’ nga Trump: Do ta paguash! appeared first on AfterParty.