Nura viziton familjen që i’u djeg shtëpia, thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e Driton Shatrit nga fshati Llaushë. Shtëpia e kësaj familjeje, para disa ditësh është djegur e gjitha. Sipas Nurës, kjo ka ndodhur për arsye të panjohura deri më tani, derisa nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ndodhi. Ai […]

Nura viziton familjen që i’u djeg shtëpia, thotë se Komuna do t’i mbuloj shpenzimet e qirasë
nura-viziton-familjen-qe-i’u-djeg-shtepia,-thote-se-komuna-do-t’i-mbuloj-shpenzimet-e-qirase

nura-viziton-familjen-qe-i’u-djeg-shtepia,-thote-se-komuna-do-t’i-mbuloj-shpenzimet-e-qirase

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, gjatë ditës së sotme e ka vizituar familjen e Driton Shatrit nga fshati Llaushë.

Shtëpia e kësaj familjeje, para disa ditësh është djegur e gjitha.

Sipas Nurës, kjo ka ndodhur për arsye të panjohura deri më tani, derisa nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ndodhi.

Ai ka thënë se Komuna ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm të familjes Shatri nga Llausha e Skenderajt.

“Si Komunë kemi ndërmarrë veprimet e menjëhershme për të mbuluar shpenzimet e qirasë për banim të përkohëshëm, derisa të bëhet i mundshëm kthimi në shtëpinë e re”, ka thënë Nura.