Nushi i PSD-së: Qeveria “Kurti” ka marrëdhënie të afërt me bankat komerciale

Lëvizja “Vetëvendosje” sa ka qenë në opozitë disa herë ka organizuar aksione para Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke i kritikuar drejtuesit e saj dhe qeveritarët e atëhershëm për favorizim të bankave komerciale në kurriz të konsumatorëve. Pjesë e këtyre aksioneve ka qenë edhe Nol Nushi sa ishte pjesë e VV-së, por që aktualisht është […]

Nushi i PSD-së: Qeveria “Kurti” ka marrëdhënie të afërt me bankat komerciale
nushi-i-psd-se:-qeveria-“kurti”-ka-marredhenie-te-afert-me-bankat-komerciale

nushi-i-psd-se:-qeveria-“kurti”-ka-marredhenie-te-afert-me-bankat-komerciale

Lëvizja “Vetëvendosje” sa ka qenë në opozitë disa herë ka organizuar aksione para Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), duke i kritikuar drejtuesit e saj dhe qeveritarët e atëhershëm për favorizim të bankave komerciale në kurriz të konsumatorëve.

Pjesë e këtyre aksioneve ka qenë edhe Nol Nushi sa ishte pjesë e VV-së, por që aktualisht është aktivist i partisë opozitare (Partia Socialdemokrate).

Nushi ka deklaruar për Front Online se fitimet e larta të bankave janë lënë të paprekura, ndërsa Qeveria ka ruajtur, siç thotë ai, një qasje të ngushtë me këto institucione.

 “Qeveria ka mbajtur një marrëdhënie të afërt me bankat dhe nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të adresuar fitimet e tyre të larta. Politikat fiskale janë mbajtur të pandryshuara, me tatimin mbi fitimin që mbetet i pandryshuar dhe dividentat që janë zero”, tha Nushi për FrontOnline.

Ai gjithashtu kritikon Qeverinë për mungesën e masave që do të siguronin një shpërndarje më të drejtë të fitimeve, duke shtuar se bankat shpesh nxjerrin fitimet jashtë vendit pa taksë.

https://frontonline.net/fitime-rekord-mbi-gjysme-miliarde-e-fitimi-neto-i-bankave-ne-kosove-ne-tri-vitet-e-fundit/


“Fitimet qe bankat realizojnë nga popullata e Kosovës i nxjerrin jashtë si dividentë pa u taksuar fare”, 
deklaron Nushi.

Nushi  po ashtu vuri në dukje se gjatë pandemisë, kur shumë qytetarë ishin në krizë, bankat arritën të realizonin fitime më të mëdha se më parë. Ai e përshkroi këtë situatë si një pasqyrë të qasjes së djathtë të qeverisë në politikën makroekonomike, e cila shpesh ofron paketa subvencionesh për efekte elektorale, duke injoruar nevojën për politika që sigurojnë barazi dhe shpërndarje të drejtë të pasurisë

“Kur në pandemi te gjithë ishim ne krize, bankat fituan me shume se me pare. Qeveria përgjithësisht ka qasje te djathte ne politika makroekonomike. Po ashtu shpesh ka vënë pako subvencionesh sa për efekte elektorale dhe për te zbutur vështirësitë e mungesës se politikave barazitare e rishpërndarës”, potencoi Nushi për FrontOnline.

 

Fitimi i bankave

Viti                                                   fitimi

2024 (janar-qershor)                   90.9 milionë €

2023                                               155.3 milionë €

2022                                               140.3 milionë €

2021                                               117.5 milionë €

2020                                              79.9 milionë €

2019                                               86.2 milionë €

2018                                               88 milionë €

2017                                              85.4 milionë €

2016                                              75.5 milionë €

2015                                              94.7 milionë €