Osmani: Kosova demonstroi shpirt luftarak në Lojërat Olimpike

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sportisët nga Kosova kanë demonstruar shpirt luftarak e këmbëngulës në paraqitjet e deritanishme në Lojëra Olimpike në Paris. “Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat […]

Osmani: Kosova demonstroi shpirt luftarak në Lojërat Olimpike
osmani:-kosova-demonstroi-shpirt-luftarak-ne-lojerat-olimpike

osmani:-kosova-demonstroi-shpirt-luftarak-ne-lojerat-olimpike

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se sportisët nga Kosova kanë demonstruar shpirt luftarak e këmbëngulës në paraqitjet e deritanishme në Lojëra Olimpike në Paris.

“Një e argjendtë dhe duele të tjera jashtëzakonisht sfiduese janë dëshmi e vendosjes së shtetit tonë në majat e sportit botëror. Dje, fati nuk ishte në anën tonë as në garat e xhudos e as në ato të boksit, pavarësisht punës së pareshtur e paraqitjes së jashtëzakonshme të sportistëve tanë”, ka shkruar Osmani.

Tutje ajo ka shprehur mbështetjen ndaj garuesve duke thënë se pavarësisht nëse kthehen me medalje apo jo, “Kosova është me ta në çdo hap e në çdo sfidë”.