Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Në njoftimin e Presidencës thuht se Osmani në takim  ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi […]

Osmani në takim me Hargreaves: Plani i zbatimit për hapjen e Urës së Ibrit të bëhet në konsultim me aleatët
osmani-ne-takim-me-hargreaves:-plani-i-zbatimit-per-hapjen-e-ures-se-ibrit-te-behet-ne-konsultim-me-aleatet

osmani-ne-takim-me-hargreaves:-plani-i-zbatimit-per-hapjen-e-ures-se-ibrit-te-behet-ne-konsultim-me-aleatet

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit, përfshirë çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Në njoftimin e Presidencës thuht se Osmani në takim  ka ripotencuar qëndrimin e saj se hapja e urës, si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie.

“Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka ritheksuar se plani i zbatimit për hapjen e urës duhet të bëhet në konsultim e koordinim midis institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë”.

“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe bashkëpunimit midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, ka thuhet në njoftim.