OVL-UÇK e cilëson si politik vendimin për dënimin e Pjetër Shalës

Pas dënimit me 18 vjet burg të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së. Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Faton Klinaku thotë se edhe këtë herë, Dhomat e Specializuara nxorën një vendim politik. “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb […] The post OVL-UÇK e cilëson si politik vendimin për dënimin e Pjetër Shalës appeared first on Albinfo.

OVL-UÇK e cilëson si politik vendimin për dënimin e Pjetër Shalës

Pas dënimit me 18 vjet burg të ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shalës nga Gjykata Speciale, ka reaguar Organizata e Veteranëve të Luftës së UCK-së.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit, Faton Klinaku thotë se edhe këtë herë, Dhomat e Specializuara nxorën një vendim politik.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka luftuar kundër pushtuesit serb dhe për lirinë e popullit. Gjykata Speciale në Hagë në emër të popullit dënon luftëtarët e UÇK-së, por duke u bazuar në dëshmi të pushtuesit serb e me dëshmi të dëshmitarëve të fshehur nga populli. Ashtu sikur në aktgjykimet e kaluara, edhe në rastin e bashkëluftëtarit Pjetër Shala, Gjykata Speciale aktgjykimet i merr politikisht”, thuhet në reagimin e tij.

The post OVL-UÇK e cilëson si politik vendimin për dënimin e Pjetër Shalës appeared first on Albinfo.