Pacientët ankohen për kushtet në QKUK, lavdërojnë profesionistët shëndetësorë

Enver Gashi, 70-vjeçar, është njëri nga pacientët e shumtë që kërkon shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai shprehet i zhgënjyer me kushtet jo të mira që ofrohen në këtë institucion shëndetësor. Ai thotë për Ekonomia Online se pensioni që e merr i shkon për barna. “Kam ardhur për të bërë një incizim […]

Pacientët ankohen për kushtet në QKUK, lavdërojnë profesionistët shëndetësorë
pacientet-ankohen-per-kushtet-ne-qkuk,-lavderojne-profesionistet-shendetesore

pacientet-ankohen-per-kushtet-ne-qkuk,-lavderojne-profesionistet-shendetesore

Enver Gashi, 70-vjeçar, është njëri nga pacientët e shumtë që kërkon shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ai shprehet i zhgënjyer me kushtet jo të mira që ofrohen në këtë institucion shëndetësor.

Ai thotë për Ekonomia Online se pensioni që e merr i shkon për barna.

“Kam ardhur për të bërë një incizim të komplet trupit… Pushtet nuk kemi, nuk ka asgjë këtu. Këtu heqin edhe pulat se jo njerëzit, se nuk ka drejtësi”, shprehet ai.

“Nuk kam asgjë, barna nuk kam. 70 vjet i kam, 100 euro i marrë pension, me çka me jetu. Pasha Zotin nuk po më dalin paratë, 73 euro mora tash barna, çka me ba me të tjerat, a duhet me ngrënë edhe unë, a këta po hanë na jo”, thotë Gashi.

Ai ka edhe një apel për institucionet e vendit.

“Katër sende duhet me i pasë shteti: Mësuesin duhet ta kemi të mirë, duhet të kemi mjekun, policinë dhe ushtrinë. Nëse këto janë në rregull, shteti atëherë është në rregull. Ku janë mësuesit tanë, prej nga je dalë ti, nga mësuesi e merr fillimin, i dërgojnë pa shkollë tani ku ka me dalë i mirë ai nxënës, nuk mundet me dalë. Kam pasur mesazh që iu lutna këto katër sende le t’i plotësojnë, nëse i bëjmë këto nuk ka shtet që na mund”, shtoi ai.

Nehat Vehapi, një tjetër pacient, i cili kishte ardhur nga Prizreni, thotë se është i pakënaqur me kushtet që ofrohen nëpër klinika të QKUK-së, shkaku i punimeve që po bëhen aty. Por, ai ka fjalë miradie për mantelbardhët.

“Po shoh në repart ku sot isha i detyruar që të vijë, janë duke u zhvilluar punimet për përmirësimin e kushteve bazike për trajtimin e pacientëve. Mirëpo sa i përket personelit, pashë që ata kanë një angazhim maksimal, janë të përkushtuar maksimalisht që t’iu ofrojnë shërbime profesionale. Unë i përgëzoj që ushtrojnë një profesion human që të mos ndikojnë këto kushte momentalisht që ata ta zbatojnë profesionalizmin në nivel maksimal”.

“Nuk është e vërtetë që nuk i kemi mjekët profesionistë, por duhet të investojmë në atë drejtim që t’ua ofrojmë kushtet që i kanë edhe institucionet shëndetësore në Perëndim. Asgjë më të paaftë nuk janë ose më joprofesionistë nuk janë se ata në Perëndim. Kam pasur mundësinë që të jem pacient në një klinikë gjermane ku trajtohet edhe sportistët, por nuk kam asnjë dallim”, thotë ai.

Ndërsa, Tahir Slivova kritikat i ka për pritje të gjata për të marrë shërbime. Thotë se detyrohen të zgjohen herët për të siguruar një vend për trajtim.

“Trajtimi është i mirë, po kushtet nuk janë të volitshme. Por në krahasim me të kaluarën, hiq më larg deri para tre-katër viteve, tashmë janë më të mira”, vlerëson ky pacient.

“Unë vetë jam pacient dhe na kanë trajtuar shumë mirë. Çdo respekt, për mjekët, vetëm të vazhdojnë kështu, por mënyra deri tek mjeku me ardhë kisha dashur me u rregullu, sepse pritet pa lidhje të pacientëve, pacientët zgjohet herët dhe është dashur të ketë aparate që ua jep numrat dhe mos me pritë pa lidhje”, shprehet Slivova.