Papa Françesku viziton xhaminë më të madhe në Xhakarta

Papa Françesku vizitoi xhaminë më të madhe të Azisë Juglindore të vendosur në Xhakarta, të cilën ai e quajti një “dhuratë të madhe” ndërsa foli për rrënjët e përbashkëta të besimeve të ndryshme fetare. Në ditën e tretë të vizitës së tij në Indonezi, vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane, Papa vizitoi [...]Read More...

Papa Françesku viziton xhaminë më të madhe në Xhakarta

Papa Françesku vizitoi xhaminë më të madhe të Azisë Juglindore të vendosur në Xhakarta, të cilën ai e quajti një “dhuratë të madhe” ndërsa foli për rrënjët e përbashkëta të besimeve të ndryshme fetare.

Në ditën e tretë të vizitës së tij në Indonezi, vendi më i populluar në botë me shumicë myslimane, Papa vizitoi Xhaminë Istiqlal, një strukturë me kupolë që mbulon rreth nëntë hektarë në qendër të Xhakartës, dhe që lidhet përmes një tuneli me katedralen katolike të qytetit, që ndodhet përballë rrugës.

“Mund të themi se ajo që është e rëndësishme, njësoj si ‘tuneli i miqësisë’, është e vetmja rrënjë e përbashkët për të gjitha ndjeshmëritë fetare: kërkimi për një takim me hyjnoren,” thaPapa Françesku, duke iu referuar tunelit.

Papa Françesku ka theksuar dialogun katolik-mysliman gjatë papatit të tij 11-vjeçar dhe ka nënshkruar disa deklarata të përbashkëta me liderët myslimanë.

/abcnews.al