Parlamenti i Cyrihut refuzon zbritjet e taksave për qiratë
Disa deputetë kanë paraqitur një mocion në Parlamentin kantonal që do t’i lejojë qiramarrësit të zbresin 30 për qind të kostove të qirasë nga taksat e tyre, përcjell albinfo.ch. Përveç primeve të sigurimit shëndetësor, kostot e qirasë janë barra më e madhe financiare për banorët e Cyrihut, pohuan deputetët. Prandaj, zbritja e taksës së qirasë […] The post Parlamenti i Cyrihut refuzon zbritjet e taksave për qiratë appeared first on Albinfo.
Disa deputetë kanë paraqitur një mocion në Parlamentin kantonal që do t’i lejojë qiramarrësit të zbresin 30 për qind të kostove të qirasë nga taksat e tyre, përcjell albinfo.ch.
Përveç primeve të sigurimit shëndetësor, kostot e qirasë janë barra më e madhe financiare për banorët e Cyrihut, pohuan deputetët. Prandaj, zbritja e taksës së qirasë do të ishte një “lëvizje e drejtë”, argumentuan ata.
Megjithatë, shumica e deputetëve theksuan se një masë e tillë do t’i kushtonte kantonit 350 milionë franga humbje tatimore, duke e refuzuar propozimin për këtë arsye.
The post Parlamenti i Cyrihut refuzon zbritjet e taksave për qiratë appeared first on Albinfo.