Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë.
Rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale The post Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë. appeared first on Albinfo.
Rreth 5 mijë tekste të unifikuara fizike dhe digjitale të “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli I dhe II, janë dërguar në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Shqipërisë, për të mundësuar mësimin e gjuhës shqipe, bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës, shkruan albinfo.ch.
Ministria për Evropën dhe punët e Jashtme është e angazhuar që shumë shpejt, të përfundojë procesi i unifikimit të teksteve të përbashkëta, për “Gjuha shqipe dhe kultura shqipe” niveli III.
Tekstet e tjera plotësuese për mësimin e gjuhës shqipe, mund të lexohen dhe shkarkohen falas në faqen zyrtare:
www.qbd.gov.al
The post Nis shpërndarja e teksteve shkollore për nxënësit shqiptarë në diasporë. appeared first on Albinfo.