Zgjedhjet në Kosovë: Diaspora voton më 8 shkurt

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për votimin që do të bëhet edhe për diasporën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të vitit 2025. Elezi ka njoftuar se votimi për diasporën do të zhvillohet një ditë më herët, më 8 shkurt. “Ju njoftoj se në mbledhjen e […] The post Zgjedhjet në Kosovë: Diaspora voton më 8 shkurt appeared first on Albinfo.

Zgjedhjet në Kosovë: Diaspora voton më 8 shkurt

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Valmir Elezi, ka dhënë detaje për votimin që do të bëhet edhe për diasporën në zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit të vitit 2025.

Elezi ka njoftuar se votimi për diasporën do të zhvillohet një ditë më herët, më 8 shkurt.

“Ju njoftoj se në mbledhjen e 46-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e listës së Qendrave të Votimit në përfaqësi diplomatike, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve në secilën prej tyre, të cilët mund të regjistrohen për të votuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, votimi në përfaqësi diplomatike organizohet një ditë para ditës së zgjedhjeve në Kosovë, pra më 8 shkurt 2025, nga ora 07:00 deri në orën 19:00, sipas orës lokale të vendit përkatës”, ka thënë Elezi për KlanKosova.

Komisioni Qendror i zgjedhjeve në mbledhjen e radhës (29 gusht) ka miratuar listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës. 47 mijë njerëz jashtë Kosovës do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, transmeton albinfo.ch.

Jashtë shtetit të Kosovës mund të votohet në 35 qendra votimi (ambasada, konsullata).

 

The post Zgjedhjet në Kosovë: Diaspora voton më 8 shkurt appeared first on Albinfo.