Pasagjeri hap derën emergjente të aeroplanit, tmerron udhëtarët

Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergjente. Në videot e regjistruara nga pasagjerët në fluturim, mund të shihet burri i rrethuar nga njerëz të sigurisë ndërsa ai i reziston arrestimit. Sipas një dëshmitari okular, burri po sillej “çuditërisht” gjatë fluturimit, ndërsa tregoi se pasagjerët e […] The post Pasagjeri hap derën emergjente të aeroplanit, tmerron udhëtarët appeared first on Albinfo.

Pasagjeri hap derën emergjente të aeroplanit, tmerron udhëtarët

Një pasagjer është arrestuar në një aeroport në Australi pasi ka dalë nga aeroplani nga dalja emergjente.

Në videot e regjistruara nga pasagjerët në fluturim, mund të shihet burri i rrethuar nga njerëz të sigurisë ndërsa ai i reziston arrestimit.

Sipas një dëshmitari okular, burri po sillej “çuditërisht” gjatë fluturimit, ndërsa tregoi se pasagjerët e tjerë janë tmerruar kur kanë parë këtë ngjarje të çuditshme.

Një zëdhënës i linjës ajrore Jetstar tha se avioni ishte i parkuar në portën e aeroportit në momentin që njeriu hapi daljen e emergjencës ndërsa aktivizonte rrëshqitjen.

Oficerët e Policisë Federale Australiane ishin alarmuar nga stafi i avionit dhe e arrestuan burrin për “sjellje agresive dhe shkelje të protokolleve të sigurisë së avionëve”, tha një deklaratë e policisë.

Pasagjeri, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije është dërguar në spital, ndërsa policia po vazhdon hetimet ne lidhje me ngjarjen që ka shokuar dhjetëra persona.

 

 

The post Pasagjeri hap derën emergjente të aeroplanit, tmerron udhëtarët appeared first on Albinfo.