Pasi raportoi se Arbenita ia kidnapoi vajzën, Fero fiton kujdestarinë për 12 muaj

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente. Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument. “Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. […] The post Pasi raportoi se Arbenita ia kidnapoi vajzën, Fero fiton kujdestarinë për 12 muaj appeared first on InfoShqip.com.

Pasi raportoi se Arbenita ia kidnapoi vajzën, Fero fiton kujdestarinë për 12 muaj

Ish-reperi i njohur Feronit Shabani, “Fero” ka fituar për 12 muaj kujdestarinë e vajzës së tij, sipas një akt-vendimi të gjykatës për një urdhër-mbrojtje emergjente.

Kjo është konfirmuar nga vetë “Fero”, gjatë një interviste të realizuar në Nacionale, derisa vendimin e posedon edhe me një dokument.

“Falënderoj Gjykatën Themelore të Gjilanit për drejtësi dhe korrektësi. Po! Mua më është besuar vajza, për një vit”, deklaroi ish-reperi.

Sipas këtij vendimi, siç potencoi edhe vetë Fero, vajza do të qëndrojë gjatë javës me të, derisa gjatë fundjavës, mund të qëndrojë me nënën e saj, Arbenita Ismajlin.

Fero, para disa ditësh ishte bërë krye-temë në medie për faktin se deklaroi që ish-bashkëshortja e tij ka shkelur rregullat gjyqësore, duke e marrë vajzën jashtë vendit pa autorizimin e tij.

Ai gjithashtu deklaroi se ishte rënduar emocionalisht nga kjo situatë, duke qenë se sipas tij, kjo shkelje nga ish gruaja e tij kishte ndodhur disa herë.

Nacionale e cila kontaktoi po ashtu me avokaten e Ismajlit, citoi atë të ketë thënë se klientja e saj nuk ka bërë asnjë shkelje gjyqësore.

The post Pasi raportoi se Arbenita ia kidnapoi vajzën, Fero fiton kujdestarinë për 12 muaj appeared first on InfoShqip.com.