Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 10 armë zjarri, u shqiptuan edhe 5331 gjoba

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , javën që lamë pas në lokacione të ndryshme me aksione të ndara, janë realizuar  136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime. Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, thuhet në njoftimin […]

Për një javë në Prishtinë u sekuestruan 10 armë zjarri, u shqiptuan edhe 5331 gjoba
per-nje-jave-ne-prishtine-u-sekuestruan-10-arme-zjarri,-u-shqiptuan-edhe-5331-gjoba

per-nje-jave-ne-prishtine-u-sekuestruan-10-arme-zjarri,-u-shqiptuan-edhe-5331-gjoba

Nga zyrtarët policor të rajonit Prishtinës , javën që lamë pas në lokacione të ndryshme me aksione të ndara, janë realizuar  136 urdhëresa të gjykatës, prej tyre 42 urdhëresa për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca e verifikime.

Gjatë periudhës së njëjtë, janë sekuestruar 10 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, thuhet në njoftimin e policisë.

Në të njëjtën periudhë kohore, janë shqiptuar 5331 gjoba të masave administrative  për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor.

“Konform urdhëresave, pas përfundimit të procedurave policore,  personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa”.

​Ndërkohë që aktivitete policore janë shtrirë  edhe në segmente të tjera të sigurisë.