Për një javë, Policia në Gjilan shqiptoi mbi 1 mijë gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka njoftuar se për një javë ka shqiptuar 1627 gjoba. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, kanë ndodhur 19 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet. “Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në: – Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale, […]

Për një javë, Policia në Gjilan shqiptoi mbi 1 mijë gjoba
per-nje-jave,-policia-ne-gjilan-shqiptoi-mbi-1-mije-gjoba

per-nje-jave,-policia-ne-gjilan-shqiptoi-mbi-1-mije-gjoba

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka njoftuar se për një javë ka shqiptuar 1627 gjoba. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe kohore, kanë ndodhur 19 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet.

“Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:

– Hetim i nëntëmbëdhjetë (19) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

– Hetim i tridhjetë e pesë (35) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

– Hetim i një (1) aksidenti të trafikut me fatalitet,

– Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tetëmbëdhjetë (18) ngasës,

– Shqiptuar gjashtë (6) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.”

“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve.”