A përmirësohet cilësia e arsimit në Prishtinë vetëm me 5 Shkolla mësim gjithëditor? Flasin sindikalistët dhe ekspertët e fushës

Komuna e Prishtinës ka shpallur zyrtarisht një program të ri të mësimit gjithëditor, i cili do të implementohet në pesë shkolla të Kryeqytetit. Ky program synon të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtë kurrikulare. Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një konference për media, theksoi se […]

A përmirësohet cilësia e arsimit në Prishtinë vetëm me 5 Shkolla mësim gjithëditor? Flasin sindikalistët dhe ekspertët e fushës
a-permiresohet-cilesia-e-arsimit-ne-prishtine-vetem-me-5-shkolla-mesim-gjitheditor?-flasin-sindikalistet-dhe-ekspertet-e-fushes

a-permiresohet-cilesia-e-arsimit-ne-prishtine-vetem-me-5-shkolla-mesim-gjitheditor?-flasin-sindikalistet-dhe-ekspertet-e-fushes

Komuna e Prishtinës ka shpallur zyrtarisht një program të ri të mësimit gjithëditor, i cili do të implementohet në pesë shkolla të Kryeqytetit.

Ky program synon të përmirësojë cilësinë e arsimit dhe të avancojë aftësitë e fëmijëve përmes aktiviteteve jashtë kurrikulare.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, gjatë një konference për media, theksoi se ky program ka për qëllim të ulë ngarkesën mbi prindërit duke eliminuar nevojën për t’i marrë fëmijët nga shkolla në mesditë.

Sipas Ramës, kjo do të ndihmojë prindërit të fokusohen në aktivitetet e tjera dhe të kenë më pak stres.

E, lidhur me këtë program të ri mësimor janë deklaruar për Front Online njohësit e arsimit.

Rrahman Jasharaj: Programi i ri mësimor mund të jetë i dobishëm nëse organizohet si duhet

Kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj ka folur për FrontOnline lidhur me planifikimin dhe zbatimin e programit të mësimit tërë ditor në disa shkolla të qytetit.

Ai tha  se ky program është një hap i rëndësishëm për përmirësimin e sistemit arsimor dhe ofrimin e mundësive të reja për nxënësit dhe  theksoi nevojën për kujdes të veçantë në organizimin e mësimit tërë ditor, duke nënvizuar se mësuesit nuk duhet të angazhohen më shumë se 20 orë në javë  sipas normës  dhe kërkoi që të sigurohen ambiente të përshtatshme për talente të ndryshme si: sport, dramë, matematikë dhe gjuhë.

 “Mësimdhënësit aktualë janë të angazhuar për normën 20 orë dhe nuk duhen angazhuar për më shumë , domethënë duhet  të zhvillohet pasdite një mësim me punëtorë të tjerë të arsim,  mësim  që është rekreativ , do të thotë pra është  për nxënësit që mund të kenë probleme me ndonjë lëndë apo ata që kanë ndonjë talent të caktuar  .

 Ne  kur jemi pyetur kemi shprehur pak rezerva ngase Komuna e Prishtinës edhe në të kaluarën kishte provuar të njëjtën gjë, por u pa se gjërat nuk po shkojnë si duhet, sepse për mësimin tërë ditor duhet parë a janë krijuar kushtet paraprake ambiente të mjaftueshme për mësim shtesë, të kemi ambiente bie fjala për ata të talentuarit për dramën , të talentuarit për sportin për matematikën apo gjuhët e huaja apo gjuhën shqipe”, tha Jasharaj për Front Online.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e ofrimit të një ushqimi të duhur për nxënësit gjatë ditës shkollore dhe të organizohet mbështetje për ata që kanë nevojë për ndihmë shtesë, Jashari nënvizoi se është e rëndësishme të mësojmë nga përvojat e kaluara, kur një përpjekje e ngjashme ishte ndërprerë për shkak të mungesës së organizimit të mirë.

 “Këta fëmijë që do të mbahen tërë ditën do  të thosha kushtimisht ata duhet të kenë edhe ambiente ,duhet të kenë së paku një ushqim por jo do sido siç ndodhi në të kaluarën me një provë të njëjtë  ku nxënësit në Prishtinë në ato shkolla që ishin një projekt pilot do ta quaja ishin lodhur me kifle e qumësht dhe pastaj kishte telashe dhe u detyruan ta ndërprejnë këtë praktike ,tani po provohet edhe një herë e ne nuk mundemi ta kundërshtojmë, mbase është ide e mirë por ne ia kemi bërë me dije  drejtoreshës së arsimit në Prishtinë se ky mësim për të funksionuar duhet të organizohet mirë” ,shton Jasharaj për Front Online.

Xhavit Rexhaj: Prishtina i ka 70 Shkolla, programi po testohet në 5 Shkolla

Ish. Zëvendësministri i Arsimit ,Xhavit Rexhaj ka shprehur dyshime për efektivitetin e programit gjithëditor duke e cilësuar si një aktivitet të shtrenjtë dhe të kufizuar në pesë shkolla, në vend që kjo kosto tu shërbente të gjitha shkollave me mjete.

 “Tash duhet të bëjmë pyetjen se a është ky vendi më i mirë të investohet tek një kosto kaq e lartë, apo është më mirë të përkrahim të gjitha shkollat fillore me një sasi të mjeteve në mënyrë që ato të bëhen të gjitha më cilësore sepse kështu po ndikohen vetëm në 5 shkolla. Se di si mund të thuhet se po përmirësohet  cilësia e mësimit në Prishtinë duke ndikuar vetëm në këto pesë shkolla kur Prishtina i ka së paku 70 shkolla”, deklaron Rexhaj.

Ai duke e ditur se ky lloj programi ka dështuar para ca viteve,  ka sugjeruar që ky program të trajtohet si projekt pilot dhe të rishikohet pas një viti për të vlerësuar ndikimin  e tij në  ngritjen e cilësisë së arsimit.

“Kjo mënyrë është provuar më herët para 7-8 viteve, dhe kjo nuk ka dalë shumë e mirë për Prishtinën, prandaj kam disa rezerva për organizimin selektiv ,ndoshta të shikohet si pilot projekt edhe pas një viti të shihet pilot projekti a është përmirësuar cilësia e mësimit në këto 5 shkolla pastaj të vendoset që të shpërndahet në të gjitha shkolla ashtu do të mund ta kisha kuptuar këtë pilot projekt në aplikimin e aktiviteteve plotësuese në këto shkolla”, tha Rexhaj për Front Online.