Hoxhaj: Ftesa për presidenten Osmani në Londër tregon se evropianët nuk e duan Kurtin në Samit

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është ftuar nesër në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër, ani pse në këtë samit thotë se takohen kryeministrat. Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj thotë se në vend të Kurtit është ftuar presidentja Vjosa Osmani, e që sipas tij, kjo tregon se […]

Hoxhaj: Ftesa për presidenten Osmani në Londër tregon se evropianët nuk e duan Kurtin në Samit
hoxhaj:-ftesa-per-presidenten-osmani-ne-londer-tregon-se-evropianet-nuk-e-duan-kurtin-ne-samit

hoxhaj:-ftesa-per-presidenten-osmani-ne-londer-tregon-se-evropianet-nuk-e-duan-kurtin-ne-samit

Deputeti i PDK’së, Enver Hoxhaj thotë se kryeministri Albin Kurti nuk është ftuar nesër në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Londër, ani pse në këtë samit thotë se takohen kryeministrat.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoxhaj thotë se në vend të Kurtit është ftuar presidentja Vjosa Osmani, e që sipas tij, kjo tregon se Kurti është gjithnjë e më i izoluar në ngjarjet e mëdha ndërkombëtare.

“Javën e kaluar nuk u ftua as në përvjetorin e 75 të themelimit të NATO-s në ShBA, ku 25-vjetori i çlirimit është ndër sukseset më të mëdha të NATO-s në historinë e saj dhe siguria në një botë të pasigurtë është prioritet i çdo shteti, dhe Kosova nuk ka qenë asnjëherë më shumë e kërcënuar se tani!

Këtë javë nuk udhëton as për në Londër, meqë nuk është ftuar as në Britani të Madhe. Sot kuptova se, meqë Bashkimi Evropian e bën protokollin e ftesave për këtë Samit, janë evropianët ata që nuk e duan Kurtin në Samit”, shkroi Hoxhaj.

Tutje, deputeti i PDK’së, thotë se “duhet të jesh i marrë e të besosh se BE shqyrton aplikacionin e një vendi për të marr statusin e kandidatit në BE, apo që evropianët të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës, kur as nuk e ftojnë fare kryeministrin me një Samit joformal, por të rëndësishëm gjeopolitik, ku do jenë shumë kryeministra të BE dhe jashtë saj!”.

Po ashtu, Hoxhaj thotë se edhe Osmani nuk po i jep hapësirë askund Kurtit, duke e bërë atë të izoluar jo vetëm në botë, por edhe në Kosovë.

“Ftesa i ka ardhur zonjës Osmani dhe nga përvoja ime e gjatë në Qeveri, natyrisht ajo ka mundur ta delegojë ftesën te kryeministri. Delegimi i ftesa be bëhet shpesh në çdo shtet dhe e kemi bërë shpesh në Kosovë. Mirëpo, as ajo nuk po i jep hapësirë askund Kurtit, duke e bërë atë të izoluar jo vetëm në botë, por edhe në Kosovë!

Janë bërë më shumë se një muaj që kur përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ia dorëzoi Këshillit Evropian raportin për heqjen e masave ndaj Kosovës, dhe ende nuk ka një vendim të vendeve anëtare për këtë çështje dhe as që dikush mendon që kjo duhet të ndodhë! E sanksinuar dhe e izoluar, sot Kosova është një demokraci pa opsione të zgjedhjes, një sovranitet i pa kuptim dhe një vend pa kurrfarë kredibiliteti ndërkombëtar”, tha Hoxhaj.