Përfaqësues të Listës Serbe takojnë zv/komandantin e KFOR-it, flasin edhe për zhvillimet në veri

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka pritur sot një delegacion të partisë politike Lista Serbe, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë. Delegacioni drejtohej nga Zllatan Ellek, kryetar i partisë. Siç njofton KFOR-i, ata ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës. Gjenerali […]

Përfaqësues të Listës Serbe takojnë zv/komandantin e KFOR-it, flasin edhe për zhvillimet në veri
perfaqesues-te-listes-serbe-takojne-zv/komandantin-e-kfor-it,-flasin-edhe-per-zhvillimet-ne-veri

perfaqesues-te-listes-serbe-takojne-zv/komandantin-e-kfor-it,-flasin-edhe-per-zhvillimet-ne-veri

Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it, gjeneral brigade Federico Bernacca, ka pritur sot një delegacion të partisë politike Lista Serbe, në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.

Delegacioni drejtohej nga Zllatan Ellek, kryetar i partisë.

Siç njofton KFOR-i, ata ndanë pikëpamjet mbi zhvillimet e fundit të sigurisë, duke përfshirë veriun e Kosovës.

Gjenerali Bernacca thuhet se dëgjoi shqetësimet e shprehura nga delegacioni vizitues. Ai theksoi se “KFOR-i ka një prani të dukshme dhe fleksibël në mbarë Kosovën dhe është i përgatitur mirë për të adresuar çdo zhvillim të rëndësishëm të sigurisë”.

“Ai përsëriti përkushtimin e palëkundur të misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të OKB-së. Në këtë drejtim, KFOR-i vazhdon të mbështesë plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Pjesëtarë të Listës Serbe është raportuar se gjatë ditës së sotme kanë zhvilluar një takim edhe me ambasadorët e shteteve të Quint-it në Prishtinë.