Përfundon pa gola pjesa e parë e finales Angli-Spanjë
Pjesa e parë e finales së Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ka përfunduar pa gola. Ndeshja po zhvillohet në Berlin mes Anglisë dhe Spanjës, transmeton albinfo.ch. Pjesa e parë ka zgjatur 47 minuta, 45 të rregullt dhe dy shtesë, por pavarësisht tentimeve nga dy skuadrat nuk është shënuar asnjë gol. Sa i përket mbajtjes së topit […] The post Përfundon pa gola pjesa e parë e finales Angli-Spanjë appeared first on Albinfo.
Pjesa e parë e finales së Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ka përfunduar pa gola.
Ndeshja po zhvillohet në Berlin mes Anglisë dhe Spanjës, transmeton albinfo.ch.
Pjesa e parë ka zgjatur 47 minuta, 45 të rregullt dhe dy shtesë, por pavarësisht tentimeve nga dy skuadrat nuk është shënuar asnjë gol.
Sa i përket mbajtjes së topit në këtë pjesë, Spanja ka dominuar me 65% të kohës ndërsa Anglia 35%.
Tentime për shënim janë regjistruar pesë nga ana e Spanjës dhe vetëm tri nga Anglia.
The post Përfundon pa gola pjesa e parë e finales Angli-Spanjë appeared first on Albinfo.