Përfundon programi për rehabilitimin e kryerësve të dhunës

Sot ka përfunduar pilotimi i programit të parë kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje në një ceremoni në Qendrën Korrektuese në Dubravë. Të pranishëm kanë qenë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendës shefi i Këshillit të Evropës, Tankut Soykan dhe personalitete të tjera. Sipas Haxhiut, nëpërmjet 24 sesioneve gjatë 6 muajve është […]

Përfundon programi për rehabilitimin e kryerësve të dhunës
perfundon-programi-per-rehabilitimin-e-kryeresve-te-dhunes

perfundon-programi-per-rehabilitimin-e-kryeresve-te-dhunes

Sot ka përfunduar pilotimi i programit të parë kombëtar për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje në një ceremoni në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Të pranishëm kanë qenë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, zëvendës shefi i Këshillit të Evropës, Tankut Soykan dhe personalitete të tjera.

Sipas Haxhiut, nëpërmjet 24 sesioneve gjatë 6 muajve është sfiduar mendësia dhe sjelljet abuzive të kryerësve të dhunës. Qëllimi i programit, sipas saj, është ballafaqimi me pasojat e veprimeve.

“Programi Kombëtar mbulon të gjitha format e dhunës ndaj grave, fizike, psikologjike, seksuale, ekonomike dhe dhunën në dimenzionin digjital. Pilotimi i programit u shoqërua me monitorim dhe vlerësim, për të matur efektivitetin në ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të kryerësve të dhunës”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.