Përmbytet nga shiu shtëpia luksoze e Drake në Kanada, dalin pamjet

Reperit kanadez me famë ndërkombëtare, Drake, iu është përmbytur shtëpia luksoze si shkak i vërshimeve në Kanada. “Më mirë të jetë Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij të shpërndarë në ‘Instagram’. Videoja tregon se si shtëpia e tij është përmbytur e tëra nga uji, teksa një person tenton t’i mbyllë […]

Përmbytet nga shiu shtëpia luksoze e Drake në Kanada, dalin pamjet

Reperit kanadez me famë ndërkombëtare, Drake, iu është përmbytur shtëpia luksoze si shkak i vërshimeve në Kanada.

“Më mirë të jetë Espresso Martini”, shkroi ai krahas një videoje të shtëpisë së tij të shpërndarë në ‘Instagram’.

Videoja tregon se si shtëpia e tij është përmbytur e tëra nga uji, teksa një person tenton t’i mbyllë dyert dhe largojë ujin.

Toronto e Kanadasë u përfshi nga përmbytjet, për shkak të stuhive të shiut të paralajmëruar në këtë zonë ditë më parë. /Insajderi.org/