Përmbytjet në Evropë: Të paktën 6 të vdekur në Rumani, 1 në Poloni dhe në Austri

Është rritur numri i viktimave nga përmbytjet në Evropë. Të dielën, trupat e dy personave të tjerë u gjetën në Rumani, ku përmbytjet kishin marrë katër jetë një ditë më parë. Një person u raportua i zhdukur. Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe në Austri një zjarrfikës vdiq teksa po u përgjigjej përmbytjeve. […] The post Përmbytjet në Evropë: Të paktën 6 të vdekur në Rumani, 1 në Poloni dhe në Austri appeared first on Albinfo.

Përmbytjet në Evropë: Të paktën 6 të vdekur në Rumani, 1 në Poloni dhe në Austri

Është rritur numri i viktimave nga përmbytjet në Evropë.

Të dielën, trupat e dy personave të tjerë u gjetën në Rumani, ku përmbytjet kishin marrë katër jetë një ditë më parë. Një person u raportua i zhdukur.

Një person u mbyt në Poloninë jugperëndimore dhe në Austri një zjarrfikës vdiq teksa po u përgjigjej përmbytjeve.

Autoritetet në Republikën Çeke thanë se katër persona janë zhdukur nga përmbytjet.

Sinoptikanët kanë paralajmëruar për më shumë shi dhe erëra të forta deri të paktën të hënën./DW

 

The post Përmbytjet në Evropë: Të paktën 6 të vdekur në Rumani, 1 në Poloni dhe në Austri appeared first on Albinfo.