‘Përplasja e fundit’ Qeveri-QUINT për Urën e Ibrit: Tre krerët e opoziës ende asnjë reagim

Qeveria e Kosovës dje doli kundër amabsadorëve të vendeve të QUINT-it lidhur me hapjen e urës të Ibrit, kjo pasi këta të fundit i shkuan në zyrë kryeministrit Albin Kurti. Ambasadori amerikan në Prishtinë,Hovenier pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti […]

‘Përplasja e fundit’ Qeveri-QUINT për Urën e Ibrit: Tre krerët e opoziës ende asnjë reagim
‘perplasja-e-fundit’-qeveri-quint-per-uren-e-ibrit:-tre-kreret-e-opozies-ende-asnje-reagim

‘perplasja-e-fundit’-qeveri-quint-per-uren-e-ibrit:-tre-kreret-e-opozies-ende-asnje-reagim

Qeveria e Kosovës dje doli kundër amabsadorëve të vendeve të QUINT-it lidhur me hapjen e urës të Ibrit, kjo pasi këta të fundit i shkuan në zyrë kryeministrit Albin Kurti.

Ambasadori amerikan në Prishtinë,Hovenier pas takimit tha se “Ne përfaqësuesit e Francës, Gjermanisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Shtetet e Bashkuara …. u takuam me kryeministrin Kurti për ta informuar që qeveritë tona në konsultim me NATO-n nuk mund ta mbështesin asnjë ndryshim të statusin aktual të urës së Mitrovicës aktualisht”, kurse Qeveria përmes një komunikate tha se ura e Ibrit duhet të hapet, pasi është simbol i lëvizjes së lirë dhe kjo nuk e rrezikon paqen dhe sigurinë, shkruan Reporteri.net.

Pas kësaj deputetet e VV i dolën në mbështetje Qeverisë dhe kundër ambsadorëve të QUINT-it.

Por, për këtë çështje ende nuk kanë reaguar tre krerët e partive opozitare, Lumir Abdixhiku i LDK-së, Memli Krasniqi i PDK-së e Ramush Haradinaj i AAK-së.

Abixhiku i LDK-së, postimin e fundit e ka bërë para dy ditesh, pra më 1 gusht ku ka shkruar për bojkotin 1-vjeçar që partia e tij i ka bërë Radio Televizionit të Kosovës.

Krasniqi i PDK-së, postimin e fundit e ka bërë para tre ditesh ku njofton për takimin e zhvilluar me presidenten Vjosa Osmani dhe propozimin e 26 janarit si datë të zgjedhjeve.

Haradinaj i AAK-së, postimin e fundit e ka bërë diten e sotme ku ka shkruar për 26-vjetorin e rënies së heroinës Aze Brahimaj.

Kujtojmë se zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka deklaruar se kjo çështje duhet të rregullohet vetëm në dialog, teksa emisari evropian, Miroslav Lajçak, muajin e kaluar kishte rikujtuar se hapja e urës në Mitrovicë është subjekt i dy marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga BE-ja.

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, është pajtuar me një qasje të tillë. Ata kanë rikonfirmuar se çdo vendim në lidhje me urën e Mitrovicës duhet të merret brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Edhe Gjermania e përkrah BE-në në qëndrimin e saj. Ambasada e Gjermanisë në Kosovës vlerësoi se pavarësisht përpjekjeve të BE-së, ura mbetet e mbyllur për trafik.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratës së Bashkimit Evropian lidhur me hapjen e Urës së Ibrit.

Nga BE-ja thanë se kjo temë duhet të hapet në dialogun Kosovë-Serbi.

Osmani ka reaguar ashpër, duke thënë se Ura e Ibrit nuk është temë që duhet të hapet në dialog. Osmani thekson se presidenti serb nuk duhet të pyetet për çështjen e integritetit territorial të Kosovës.