Përplasja më e re e Kosovës me Perëndimin, ministri flet për “koordinim të ngushtë” brenda, pushteti targeton opozitën

Të premten u shënua përplasja më të re të Kosovës me Perëndimin pas aksionit të cilin Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien e quajti provokim. Ai i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë veprimet e pakoordinuara” që tha se ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”. Ministri Elbert Krasniqi zgjodhi të […]

Përplasja më e re e Kosovës me Perëndimin, ministri flet për “koordinim të ngushtë” brenda, pushteti targeton opozitën
perplasja-me-e-re-e-kosoves-me-perendimin,-ministri-flet-per-“koordinim-te-ngushte”-brenda,-pushteti-targeton-opoziten

perplasja-me-e-re-e-kosoves-me-perendimin,-ministri-flet-per-“koordinim-te-ngushte”-brenda,-pushteti-targeton-opoziten

Të premten u shënua përplasja më të re të Kosovës me Perëndimin pas aksionit të cilin Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien e quajti provokim. Ai i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti t’i ndalë veprimet e pakoordinuara” që tha se ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”. Ministri Elbert Krasniqi zgjodhi të flasë me thumba për”koordinim” ndërinstitucional, ndërsa eksponentë të pushtetit e targetuan opozitën.

Autoritetet e Kosovës të premten i mbyllën pesë institucione paralele serbe në veri të vendit, përfshirë komunën paralele të Mitrovicës.

Arysetimi se ato institucione po punonin nën direktivën e Serbisë, duke e “cenuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, nuk e shmangu një reagim të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare. Kjo shënoi përplasjen më të re të Kosovës me Perëndimin.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë reagoi të premten vonë duke thënë se është e “shqetësuar dhe zhgënjyer” me veprimet e Qeverisë së Kosovës, për të cilën tha se po e instrumentalizon Policinë dhe nuk po i qëndron premtimit për “konsulta dhe koordinim të vazhdueshëm me komunitetin ndërkombëtar”.

Ambasada amerikane foli për “përkeqësim real dhe në rritje” në partneritetin e SHBA-së me Kosovën, si pasojë e këtyre veprimeve të Qeverisë.

Veprimet për të cilat tha se “vazhdojnë të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe negativ” te pjesëtarët e komunitetit etnik serb dhe komuniteteve të tjera pakicë në Kosovë, ambasada amerikane alarmoi se “i vënë në rrezik më të madh qytetarët e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it, i përshkallëzojnë në mënyrë të panevojshme tensionet rajonale dhe e minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtarisht”.

Amerikanët parlajmëruan se këto veprime do të ndikojnë edhe në cilësinë dhe natyrën e bashkëpunimit të SHBA-së me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës dhe elementët vartës të saj.

Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar, u bashkuan menjëherë në reagim.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde u shpreh gjithashtu i shqetësuar me aksionin e Policisë së Kosovës në veri për mbylljen e strukturave paralele serbe.

“Njoftimi nuk është konsultim. Gjermania i bashkohet reagimit të Ambasadës Amerikane në shprehjen e shqetësimit dhe zhgënjimit mbi veprimet e pakoordinuara. Kjo duhet të ndryshojë. Duam t’i heqim masat dhe të lëvizim përpara në integrimin rajonal dhe evropian të Kosovës. Jo më gjendje krize të panevojshme”, shkroi Rohde të premten mbrëma në X.

Edhe ambasadori francez, Olivier Guerot tha se aksioni “nuk është i mirëpritur”.

“Njëanshmëria nuk sjell zgjidhje të qëndrueshme”, shkroi ai.

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves tha se lëvizjet e këtij lloji “kërkojnë konsultim të kujdesshëm me aleatët e palëkundur dhe partnerët e sigurisë, në kontekst të dialogut më të gjerë”. Veprimet e fundit të Qeverisë, ai tha se “rrezikojnë nxitjen e tensioneve dhe t’i prekin më të cenuarit”.

Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien i bëri thirrje kryeministrit Albin Kurti që të koordinohet me komunitetin ndërkombëtar dhe t’i ndërpres veprimet e tilla.

“Siç e bën të qartë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, SHBA-ja është e shqetësuar nga vazhdimi i veprimeve të pakoordinuara dhe provokuese të Qeverisë së Kosovës. Ne e vlerësojmë punën e atyre, përfshirë EULEX-in dhe KFOR-in, të cilët e parandalojnë dhunën dhe bëjnë thirrje për përmbajtje të vazhdueshme nga të gjithë të përfshirët. I bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që të konsultohen dhe koordinohen me komunitetin ndërkombëtar dhe t’i ndërpresin veprimet e pakoordinuara që ndikojnë negativisht në partneritetin tonë”, shkroi O’Brien në llogarinë e tij në X.

Zëdhënsja e NATO-s, Farah Dakhlallah shprehu zhgënjimin e Aleancës me aksionin në veri duke shkruar në X se ai nuk ishte i koordinuar me KFOR-in “pavarësisht premtimeve të përsëritura për ta bërë këtë”.

“Duhet de-përshkallëzim dhe angazhimi i plotë në Dialogun e BE-së”, shkroi ajo.

KFOR-i të nesërmen vendosi trupa mbi urën e Ibrit, duke thënë se dislokime të tilla shtesë po bëhen “për t’i testuar procedurat e tij dhe për t’i ruajtur standardet më të larta operacionale”.

Ndërsa ndërkombëtarët vazhdojnë të ankohen për mungesën e koordinimit nga ana e Qeverisë pavarësisht premtimeve, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zgjodhi ta konfirmojë mbylljen e pesë institucioneve paralele serbe në veri duke shkruar në Facebook për koordinim të brendshëm.

“Sot, pas një koordinimi të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës, janë mbyllur institucionet paralele ilegale të Vetëqeverisjes Lokale, të cilat kanë funksionuar nën direktiva të Serbisë duke cënuar kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Ai tha se “nuk ka vend për operim ilegal dhe shërbime paralele në asnjë hapësirë të Republikës sonë”.

Aksionet e ngjashme si të fundit në veri, e nxjerrin gjithmonë dikë nga pushteti që e targeton opozitën.

“Nuk e besoj që dikush nga opozita nuk i gëzohet të arriturave tona në pjesën veriore të Kosovës? Ose nëse mendojn se ne duhet te veprojmë dryshe le t’na tregojn”, shkroi të dielën deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi.

Ndërkombëtarët kërkojnë që çështjet që kanë të bëjnë me strukturat e mbështetura nga Serbia në Kosovë të trajtohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ata theksojnë “veprimet e vazhdueshme” të Qeverisë pa koordinim, pasi muajin e kaluar u mbyllën disa degë të Postës së Serbisë në veri, për të cilën patën kundërshti gjithashtu.

Bashkësia ndërkombëtare ka disa muaj që po përpiqen t’ia mbush mendjen kryeministrit Albin Kurti që ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë të mos hapet në këtë kohë, duke paralajmëruar “rrezik të njëmendtë” për “dhunë dhe probleme tjera”.

Zëdhënësi i Bashkimit Europian Peter Stano e ka paralajmëruar Kosovën se rrezikon të mbetet “e vetme dhe mbrapa” nëse nuk i dëgjon miqtë dhe aleatët.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha të enjten gjatë një vizite në Serbi se partnerët europianë janë të shqetësuar me “lëvizjet e njëanshme të Kosovës”. Kryeministri i Kosovës Albin Kurti iu përgjigj atij të premten duke thënë se Qeveria e tij po vendos ligj dhe rend publik.

“Në këtë aspekt duam edhe bashkëpunimin e ngushtë, edhe mbështetjen ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Francën, që e konsiderojmë vend mik, aleat dhe partner shumë të rëndësishëm edhe në Bashkimin Evropian, edhe në NATO”, tha Kurti.