Përurimi i Gjykatës në Gjakovë nga Kurti e Haxhiu, Komuna: As s’na njoftuan, as s’na ftuan

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë përuruar objektin e ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë. Aty mungoi i zoti i shtëpisë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Zëdhënësi i kësaj komune, Artan Haraqija tha se “as nuk janë ftuar e as njoftuar” nga zyra e kryeministrit. Ngjarjen e ka […]

Përurimi i Gjykatës në Gjakovë nga Kurti e Haxhiu, Komuna: As s’na njoftuan, as s’na ftuan
perurimi-i-gjykates-ne-gjakove-nga-kurti-e-haxhiu,-komuna:-as-s’na-njoftuan,-as-s’na-ftuan

perurimi-i-gjykates-ne-gjakove-nga-kurti-e-haxhiu,-komuna:-as-s’na-njoftuan,-as-s’na-ftuan

Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot kanë përuruar objektin e ri të Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Aty mungoi i zoti i shtëpisë, kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Zëdhënësi i kësaj komune, Artan Haraqija tha se “as nuk janë ftuar e as njoftuar” nga zyra e kryeministrit.

Ngjarjen e ka paralajmëruar sot ZKM, ku ka thënë se prerja e shiritit të objektit të ri do të bëhet nga kryeministri Kurti dhe ministrja Haxhiu.

“Ju ftojmë të merrni pjesë në përurimin e objektit të ri të Gjykatës në Gjakovë. Prerja e shiritit të objektit do të bëhet nga Kryeministri i Republikës së Kosovë, z. Albin Kurti, dhe Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu. Ceremonia do të mbahet sot në qytetin e Gjakovës, në ndërtesën e re të Gjykatës Themelore në Gjakovë (afër ndërtesës së Prokurorisë), në ora 10:00.”

Pas përurimit të objektit të ri, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ndërtimi i tij ka nisur në vitin 2015 por se punë tjanë zvarritur.

Ai shtoi se në këtë objekt janë investuar afro dy milionë euro.

“Kjo gjykatë do ta paraqesë një shtyllë të rëndësishme të shtetit të drejtësisë. U mirëpritëm nga kryetari i cili na paraqiti hapësirat e reja të cilat janë të lidhura me nxemjet qendrore dhe kanë klimatizim të mirë. Secili prej 18 gjyqtarëve e ka zyrën e vet të veçantë. Ndriçimi është i përshtatshëm për punë, pajisjet janë moderne dhe kushtet janë të dinjitetshme”.

“Kjo ndërtesë ka nisur në vitin 2015, por është zvarritur tepër gjatë. Në këto tri vite kemi punuar me shumë zell, kemi investuar diku dy milionë euro”, ka thënë Kurti./Express