Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë, fishekë e pajisje ushtarake

Policia ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banja” në Bansjkë të Zveçanit, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake. Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. “Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator […]

Policia bastis një hotel në Banjskë, gjen armë, fishekë e pajisje ushtarake
policia-bastis-nje-hotel-ne-banjske,-gjen-arme,-fisheke-e-pajisje-ushtarake

policia-bastis-nje-hotel-ne-banjske,-gjen-arme,-fisheke-e-pajisje-ushtarake

Policia ka zhvilluar një kontroll shtesë në hotelin “Rajska Banja” në Bansjkë të Zveçanit, ku janë gjetur armë e pajisje ushtarake.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Sot gjatë ditës kemi zhvilluar një kontroll shtesë në Hotelin Rajska Banja dhe kemi gjetë 2 jelek antiplumb, AK-47, 8 Karikator me fishekë dhe disa pajisje të tjera ushtarake”, tha Elshani.

Tutje, ai tha se besohet se këto prova kanë qenë aty që nga rasti i sulmit terrorist në Banjskë.