Policia, FSK-ja dhe kryeministri Kurti në thumb të lajmeve të rreme

Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info. Institucionet për të cilat në media dhe rrjete sociale janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme janë Policia […]

Policia, FSK-ja dhe kryeministri Kurti në thumb të lajmeve të rreme
policia,-fsk-ja-dhe-kryeministri-kurti-ne-thumb-te-lajmeve-te-rreme

policia,-fsk-ja-dhe-kryeministri-kurti-ne-thumb-te-lajmeve-te-rreme

Siguria, politika dhe temat sociale janë fushat për të cilat është shpërndarë më së shumti keqinformim në Kosovë në 12 muajt e fundit, ka gjetur një raport i publikuar nga platforma për verifikim të fakteve hibrid.info.

Institucionet për të cilat në media dhe rrjete sociale janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme janë Policia e Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është personaliteti për të cilin janë shpërndarë më së shumti lajme të rreme.

Sa i përket konflikteve, më së shumti ka lajme të rreme për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Për të kuptuar më shumë detaje shikojeni këtë video shpjeguese.

https://www.evropaelire.org/a/33081763.html