Policia ngrit masat e sigurisë në rrugët nacionale dhe rajonale

Policia e Kosovës ka ngritur masat e sigurisë në trafik ku në fokus janë rrugët nacionale dhe rajonale më saktësisht në zonënë e Vushtrisë. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës. ‘’ Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ne vazhdimësi po ndërmerr të gjitha masat e duhura me […]

Policia ngrit masat e sigurisë në rrugët nacionale dhe rajonale
policia-ngrit-masat-e-sigurise-ne-rruget-nacionale-dhe-rajonale

policia-ngrit-masat-e-sigurise-ne-rruget-nacionale-dhe-rajonale

Policia e Kosovës ka ngritur masat e sigurisë në trafik ku në fokus janë rrugët nacionale dhe rajonale më saktësisht në zonënë e Vushtrisë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

‘’ Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, ne vazhdimësi po ndërmerr të gjitha masat e duhura me qëllim të mbarëvajtjes së qarkullimit rrugor.Marrë parasysh fluksin e shtuar të automjeteve në rrethanat e sezonit veror dhe gjendjen e krijuar në veçanti në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë zona e Vushtrrisë, ku për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës në segmentin Vushtrri-Stanovc, ditëve të fundit në këtë segment rrugor, rrjedha e trafikut po zhvillohet me e ngadalësuar ku si rrjedhojë në intervale të caktuara kohore po krijohen kolona të automjeteve e sidomos gjatë orëve të pasdites’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Po ashtu është bërë e ditur se në kuadër te Drejtorisë Rajonale janë angazhuar njësi shtesë policore të cilat do te qëndrojnë në pika te caktuara ku ka ngecje të rrjedhjes së trafikut dhe të cilat do te jene aktive gjate gjithë kohës deri në sanimin e kësaj gjendje dhe rënien e fluksit të automjeteve.