Policisë i duhet ndihma e qytetarëve për ta identifikuar këtë person: Kërkohet për grabitje

Policia ka publikuar dy fotografi të një personi që duket se janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij. Ai kërkohet për grabitje, ndërsa kërkesa për qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë është shkruar edhe në serbisht. “Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar. Sektori […]

Policisë i duhet ndihma e qytetarëve për ta identifikuar këtë person: Kërkohet për grabitje
policise-i-duhet-ndihma-e-qytetareve-per-ta-identifikuar-kete-person:-kerkohet-per-grabitje

policise-i-duhet-ndihma-e-qytetareve-per-ta-identifikuar-kete-person:-kerkohet-per-grabitje

Policia ka publikuar dy fotografi të një personi që duket se janë nxjerrë nga kamerat e sigurisë, për të kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij.

Ai kërkohet për grabitje, ndërsa kërkesa për qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë është shkruar edhe në serbisht.

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim të personit të dyshuar. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi”, thuhet në postimin e Policisë në Facebook.

“I dyshuari kërkohet për përfshirje veprën Grabitje. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet tutje në postim.