Politikanët shqiptarë përkujtojnë “Masakrën e Srebrenicës”

Njëzet e nëntë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kanë përkujtuar përmes statuseve të ndara në rrjetin social facebook. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, The post Politikanët shqiptarë përkujtojnë “Masakrën e Srebrenicës” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Politikanët shqiptarë përkujtojnë “Masakrën e Srebrenicës”

Njëzet e nëntë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut e kanë përkujtuar përmes statuseve të ndara në rrjetin social facebook.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, është shprehur se sivjet 11 korriku i Srebrenicës po vjen së bashku me Rezolutën për Përkujtimin e Gjenocidit, e që sipas tij, është një mirënjohje ndërkombëtare për këtë vepër gjenocidale para 29 vjet gjatë agresionit mbi Bosnjë e Hercegovinën.

Afrim Gashi, kryetar i Kuvendit

“Ndonëse viktimat e varrezës në Potoçari, si edhe ata që akoma janë të pagjetur nëpër varreza masive, na flasin me heshtjen morbide dhe pyetjen se ‘cili ishte faji që ne u ekzekutuam?’,megjithatë të gjithë ne – pra edhe si shtet, edhe si shoqëri – këtë vit kemi një arsye që me ndërgjegje tjetër t’i kujtojmë ata, sepse, sado pak, kontribuam që masakrës së Srebrenicës t’i njihet statusi ndërkombëtar i gjenocidit”.

Për kryetarin e BDI-së opozitare, Ali Ahmeti gjenocidi i Srebrenicës është kambana e përhershme e alarmit për çmendurinë e politikave gjenocidale serbe ndaj popujve në Ballkan.

Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së

“Pafundësi varresh që vrasin ndërgjegjen e njerëzimit. Srebrenica është kambana e përhershme e alarmit për çmendurinë e politikave gjenocidale serbe ndaj popujve në Ballkan. Këto shpirtëra të pafajshëm e të ikur parakohe gjejnë paqe vetëm në pajtimin e madh nga hasmëria shekullore që po e ngulfat gadishullin tonë”.

Zv/kryeministri i parë Izet Mexhiti, ka përkujtuar gjenocidin në Srebrenicë. Ai shkruan se kjo ngjarje është një nga tragjeditë më të tmerrshme të shekullit 20-të dhe është sinonim i dhimbjes së thellë.

Izet Mexhiti, kryetar i LD-së

“Çdo ditë e përherë, duhet të punojmë në mirëmbajtjen e kujtesës sonë kolektive dhe në emancipimin e brezave të rinj, që tjetri nuk është armik. Duke nderuar kujtimin e viktimave, dhe duke mësuar nga e kaluara, mund të ndërtojmë një të ardhme ku krimet e tilla nuk do të ndodhin më kurrë”.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari duke kujtuar siç thotë me dhimbje këtë masakër të tmerrshme, por me shpirtin e qetësuar që më në fund OKB-ja bëri drejtësi me këtë rast të trishtuar.

Arben Taravari, kryetari i Aleancës për Shqiptarët

“Sot kujtoj masakrën e tmerrshme të Srebenicës, me dhimbje por me shpirtin e qetësuar që më në fund OKB-ja bëri drejtësi me këtë rast të trishtuar. Drejtësia është e rëndësishme në çdo kohë dhe në çdo rast!”

Edhe kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi – Zejd, thotë se ndanë dhimbjen për viktimat e masakrës së Srebrenicës.

Skender Rexhepi, kryetari i Partisë Populli

“Është njerëzore të ndash dhimbjen me ata të cilëve u është bërë padrejtësi. Poashtu, është njerëzore të mos i harrosh as shkaktarët e asaj padrejtësie!”

Në përkujtim të kësaj date të dhimbshme, në vendin tonë janë organizuar edhe disa aktivitete.

/SHENJA/

The post Politikanët shqiptarë përkujtojnë “Masakrën e Srebrenicës” appeared first on Flaka, në çdo lajm... .